Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKREDIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Autorizoj dikë për besueshmëri, i jap fuqi ligjore e besimi dikujt; garantoj, siguroj. Akreditoj një komision për të ushtruar të drejtën e inspektimit në arsim. E akredituan përkthyes.
2. I jap kompetencë dikujt për kryerjen e hetimeve, e kontrolleve, e certifikimeve, e inspektimeve, e matjeve të caktuara, licencoj. Ka qenë akredituar noter.
3. dipl. Caktoj ose autorizoj dikë si përfaqësues diplomatik në një shtet tjetër. E akredituan ambasador. Akreditoj si diplomat një person të autoritetshëm.
✱Sin.: autorizoj, besoj, njoh, prokuroj, certifikoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë