Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DITËPÚN/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Njësi për matjen e punës së normuar në një ndërmarrje prodhuese, që përcakton edhe pjesën e të ardhurave të punonjësit; sasia e punës së duhet të kryhet brenda një dite, norma ditore e një punonjësi. Ditëpunë prodhuese (plotësuese). Ditëpunë e normuar. Vlera e ditëpunës. Të ardhurat për ditëpunë. Paga për ditëpunë. Ka bërë katërqind ditëpunë.
NORMËZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që ka norma të përcaktuara e të ngulitura për të gjithë pjesëtarët e kombit (për gjuhën letrare). Gjuhë e normëzuar. Drejtshkrim i normëzuar.
✱Sin.: i ngulitur, i normativizuar, i normuar, i përcaktuar, i rregulluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë