Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAGJISTRÁL,~E mb., tek. Që është kryesore në lidhjen e dy qyteteve ose dy rajoneve të rëndësishme të shtetit (për një rrugë publike). Normalizohet qarkullimi në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë.
NORMALIZÍM,~I m. Veprimi kur normalizoj ose kur normalizohet diçka. Normalizimi i gjendjes (i situatës). Normalizim i marrëdhënieve. Normalizim i klimës politike.
✱Sin.: normëzim, rregullim.
►NORMALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Kthehet në gjendje normale, bëhet përsëri normal; i afrohet normës; gjuh. krijon një normë të ngulitur e të përbashkët për të gjithë, normëzohet. Normalizohet temperatura. Normalizohen marrëdhëniet midis dy vendeve. Normalizohet gjuha. Do kohë që situata të normalizohet.
2. pës. e NORMALIZÓJ.
✱Sin.: rregullohet, normëzohet.
NORMALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të normalizohet; kund. i panormalizueshëm. Situatë e normalizueshme.
PANORMALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i normalizueshëm; që nuk mund të normalizohet; kund. i normalizueshëm. Gjendje e panormalizueshme. Inflacion i panormalizueshëm (fin.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë