Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NORMALIZÍM,~I m. Veprimi kur normalizoj ose kur normalizohet diçka. Normalizimi i gjendjes (i situatës). Normalizim i marrëdhënieve. Normalizim i klimës politike.
✱Sin.: normëzim, rregullim.
STABILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stabilizoj a stabilizohet. Stabilizimi i gjendjes ishte hapi i parë që duhet të ndërmerrnin. Stabilizimi i monedhës vendase do të çonte në një qëndrueshmëri ekonomike. Stabilizimi i çmimeve duhej të ndodhte sa më shpejt, ose vendi do të hynte në një krizë ekonomike
2. Qëndrim i përhershëm në një vend banimi ose punësim afatgjatë. Pasi filloi punë, u bë edhe stabilizimi i tij në apartamentet e caktuara. Stabilizimi do të finalizohej sapo të mbërrinin në qytet.
✱Sin.: ngulitje, vendosje, qetësim, rregullim, normalizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë