Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STAN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin, i ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër. Fshatarët i çuan bagëtitë në stanet verore gjatë stinës së nxehtë. Barinjtë rrinin në stane për disa muaj. Produktet e stanit i dërgonin në fshat më karrocë. Qeni i stanit vigjilonte gjatë gjithë natës.
2. Banesë verore përdhese në bjeshkë e ndërtuar me mur të thatë dhe e mbuluar me dërrasa pa gozhdë ose me lugje të gjata druri të vendosura një mbarë e një mbrapsht, si tjegullat; në fund të stinës, stani zbulohet që të mos e rroposë bora. Ndërtuan një stan në bjeshkë për të veruar bagëtia.
3. Tufa e dhenve; kope, grigjë. Barinjtë e vunë përpara stanin dhe u drejtuan për në mal.
4. Ndërtesë e vogël me mur a lëndë druri, që përdoret për gjënë e gjallë, bar etj. I çuan bagëtitë në stan dhe u nxorën ushqimin e ruajtur.
5. fig. keq. Grup a kamp armiqësor. Stan banditësh. Anëtarët e stanit rebel.
✱Sin.: tufë, bunishtë, bun, vathë, mandër, mashën, nome, grup, kamp, bylyk, vatër, grumbull, mori.
♦ Ai stan atë bulmet ka mospërf. pasojat do t’i kesh sipas rrugës që zgjedh; nga diçka e keqe mos prit ndonjë gjë të mirë; dihen rrjedhojat, mos prit gjë tjetër. Ruan katër stane (dikush) është shumë i zoti, përballon çdo vështirësi, ia del në çfarëdo situatë; bën atë që s’ta pret mendja; bën stan me dhen e me qen; nxjerr dy lëkurë nga një berr (nga një dele). Stan me lepuj tall. grumbull njerëzish të paaftë a të papërshtatshëm për një punë, që nuk ngulen në një vend, që nuk bashkohen dot e nuk përqendrohen për të bërë diçka; diçka krejt e pamundshme; thes me pleshta. Zbulon (prish) *shtëpinë për të mbuluar stanin (dikush)
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë