Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJOMÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [NJOMISHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Bimë, si bari, jonxha, tërfili, misri etj., që u jepen të njoma si ushqim bagëtive dhe shpendëve; barishte të njoma si lëpjetat, laboti, nenat, spinaqi etj., që përdoren si ushqim edhe nga njerëzit. Njomishte të grira. Përdorimi i njomishteve. Një krah njomishte. Kositën njomishtet. Mbledh njomishte. U bëri fëmijëve për darkë ca njomishte me miell. Rronin me njomishta.
2. Vend i bleruar, vend i veshur me bimësi të njomë. Njomishte të bukura. Atje tej në ato njomishta.
3. Vend që mban lagështi.
4. Fëmijë në moshë të mitur, foshnjë, njomëz. Kishte pesë njomishta për të rritur.
✱Sin.: njomësira, njomështira, njomurina, gjelbërima.
NJOMËSHTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjell. Byrek me njomurina. Gatoi njomështak.
2. fig. Djalë i ri, i njomë; njomëzak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë