Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njomem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAGËSHTITEM

LAGËSHTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bëhem me ujë, njomem, bëhem i lagët; spërkatem me ujë. U lagështit me gjithë rroba.

LYHEM

LÝHEM jovep., LÉVA (u), LÝER 1. vetv. Bëhem me vaj ose me ndonjë lëndë tjetër; lyej trupin a një pjesë të tij me bojë a me një lëndë tjetërlëngshme; ngjyrohem. Lyhem në vaj. U lye me të kuq. Lyhet e ngjyhet zbukurohettepërmi me pudër e me të kuq, pispilloset.
2. Zhytem e njomem në një lëng; fëlliqem, përlyhem. U lyegjak. Iu lyen duart (rrobat). Kujdes, mos lyhesh!
3. fig., keq. Marr pjesë në një punëkeqe; i vë njollë vetes, përlyhem nga ana morale; fëlliqem. Është lyer keq. U lye edhe ai në atë punë.
4. krahin. I ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye derishtëpi.
5. pës. e LYEJ.
Sin.: lyhem vajosem, bojatisem, ngjyrohem, laturisem, zhytem, njomem, fëlliqem, përlyhem, njollosem, ngjitem, qepem.
*Lahet e lyhet (dikush). Lyhet e ngjyhet (dikush) keq. shih lahet e lyhet (dikush).

LËMEKEM

LËMÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Njomem pak me ujë ose me diçka tjetërlëngët; djersitem pak; lagem, bëhem qull. U lëmekën me ujë. U lëmek nga ethet. Iu lëmek balli. Lëmeken foshnjatgjumë.
2. vetv., edhe fig. priten fuqitë nga lodhja, nga ndonjë sëmundje etj.; këputem, kapitem; bëhem i flashkët; më biefikët; mekem; vdes. Iu lëmekën duart. Iu lëmek koka. Iu lëmekën fuqitë. U lëmek era.
3. vet. v. III dobësohet e më shuhet pak nga pak, më pritet (zëri a fjala); më meket. Iu lëmek zëri (fjala) në gojë. Iu lëmek goja.
4. pës. e LËMÉK.
Sin.: mekem, djersitem, lagem, qullem, rraskapitem, vdes, tronditem.
M’u lëmek *zemra. Iu lëmek (iu mek) *zëri (dikujt).

NJOMJE

NJÓMJ/E,~A f. Veprimi kur njom ose kur njomem. Njomja e tokës. Njomja e farës. Njomja e misrit. Njomja me ujë. Njomje me sfungjer. Njomje me qumësht e petëvebyrekut.
Sin.: lagështim, lagie, qullje, ujitje.

NJOMËZOHEM

NJOMËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Njomem.
2. pës. e NJOMËZÓJ.

PËRNJOMEM

PËRNJÓM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Njomem, lagem.
2. pës. e PËRNJÓM.

QULLEM

QULL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lagem shumë, bëhem ujë, njomem. Qullem i tëri. U qulldjersë. Iu qullën rrobat.
2. vetv., vet. v. ІІI Qulltohet; bëhet si qull, squllet. Hurmat u qullën nga njëra- tjetra.
3. fig., bised. Qullosem vetv. U qullosa fare.
4. pës. e QULL. U qull pasi nuk pati çadër.

QULLOHEM

QULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Qullem. Nga larja e shkallëve u qullova fare.
2. pës. e QULLÓJ. U qullua nga vapa e madhe.
Sin.: lagem, njomem.

SPËRKATEM

SPËRKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me pika uji, balte etj., ndotem me pikla të një lëngupërhapen me vrull; çikëlohem. U spërkat duke u larë. U spërkat me gëlqere. Ishte spërkatur kokë e këmbë.
2. fig. Nëmet (me gjak). Toka jonë u spërkat me gjak.
3. pës. e SPËRKÁT. U spërkatën me pikat e ujitvadiste tokën.
Sin.: stërpikem, stërkitem, cërkohem, cirkatem, cirkohem, cirkëlohem, çikohem, pikohem, pikem, pikëloj, lyrohem, lagem, njomem, mekem.

THAHEM

THÁ/HEM jovep. ~VA (u), ~RË 1. vetv. ikën uji ose lagështia nga rrobat etj., më avullon lagështia, terem; kund. lagem, njomem. Thahem pranë zjarrit. Thahemdiell (në erë). U tha ajri. U tha toka. U thanë rrobat. Janë tharë mirë drutë (dërrasat).
2. vetv., vet. v. III I mbaron a i soset uji, nuk ka më ujë, shter. Këneta (lumi) u tha.
3. vetv., vet. v. III I del njomështia, i ikën lëngu; piqet shumë. U thanë pemët (perimet, fiqtë).
4. vetv., vet. v. III Humbet butësinë, bëhet i thatë. U tha buka. U tha duhani.
5. vetv., vet. v. III Përthahet. Iu tha lëkura. Iu thanë buzët. Iu tha fyti (gryka). U tha shumë. Iu thanë plagët i zunë kore, iu përthanë plagët.
6. bised., vetv. Nuk ka më qumësht, nuk jepqumësht; bëhet shterpë. Iu thanë gjinjtë. U thanë lopët.
7. vetv., vet. v. III Kthehetdiçka pa jetë, nuk ushqehet me gjak e nuk punon (një pjesë e trupit). Iu tha dora (këmba). U tha që në mes. I janë tharë këmbët e i janë bërë si shkopinj. Iu thaftë koka (dora)! mallk.
8. vetv., vet. v. III. Prishet, nuk jeton më, nuk prodhon më etj. (për bimët ose për pjesët e tyre). U thanë gjethet (degët, pemët). U thanë limonët.
9. vetv. Dobësohem shumë, tretem e hollohem, bëhem kockë e lëkurë. U tha fare nga sëmundja.
10. përf. Kam shumëftohtë, mërdhij shumë, mpihem. U thavaftohti. M'u thanë duart (këmbët, gishtërinjtë). M'u tha kurrizi (shpina, qafa). M'u thanë dhëmbët.
11. pës. e THAJ. Këneta u tha ngadënuarit e regjimit.
Sin.: terem, përthahet, shteret, shterpon, tretem, dobësohem.
M’u tha *barku bised. Pa u tharë *boja libr. T’u thafshin *brinjët! mallk. M’u tha (m’u poq) *buza (për diçka). M’u thanë *duart. T’u thaftë *dora! mallk. M’u tha *fyti (për diçka). M’u tha *gojaI (për diçka). M’u tha *gojaII. T’u thaftë goja! mallk. Si s’m’u tha *goja keq. M’u tha *gryka (për diçka). M’u tha *gurmazi (për diçka). Pa u tharë *gjaku (mirë). M’u tha *gjuha. T’u thaftë *gjuha! mallk. Si s’m’u tha *gjuha keq. Iu tha (iu zu) *gjuha (dikujt). M’u thanë *këmbët. T’u thafshin *këmbët! mallk. Si s’m’u thanë *këmbët! S’janë tharë *lotët. S’i thahet *luga (dikujt). Pa u tharë *pështyma. M’u tha *syri (për diçka). M’u thanë (më shterën, më shteruan) *sytë. Nuk i janë tharë *shkarpat (dikujt) iron. M’u tha *shpirti (zemra). I janë tharë (i kanë shterur) *trutë (dikujt) përb. Është tharë në *tym (dikush). M’u tha zemra (*shpirti). M’u tha *zorra bised.

ULMETEM

ULMÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lagem, njomem.
Sin.: lagem, njomem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.