Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAMKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur damkos dikë a diçka; vënia e një damke dikujt a diçkaje; vënie e shenjës dalluese me damkë zjarri, dylli etj.; vendosja e damkës. Damkosja e lëkurës. Damkosja e bagëtive. Damkosja e drurëve.
2. fig. Gjendja kur damkos dikë a diçka; njollosje e emrit të dikujt për ta turpëruar botërisht. Damkosje e turpshme.
✱Sin.: damkim, vulosje, turpërim, njollosje, fëlliqje, përdhosje, përlyerje.
DENIGRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur denigroj dikë a diçka a kur denigrohem; errësim, zvogëlim a ulje me qëllim e vlerave të dikujt a të diçkaje; nxirje, sharje e rëndë. Denigrimi i njerëzve (i drejtuesve). Denigrimi i parimeve (i vlerave). Denigrimi i sukseseve. Denigrim hakmarrës (amoral).
✱Sin.: zhvlerësim, zhvleftësim, ulje, njollosje, poshtërim, nxirosje, nxirim.
GJAKÓSJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Plagosje e një pjese të trupit sa del gjak; përgjakje. Gjakosja e këmbës. Gjakosje e dhëmbëve.
2. Përlyerje e diçkaje me gjak; njollosje; përgjakje. Gjakosja e këmishës.
3. fig. Përleshje, kacafytje me dikë. Gjakosja e protestuesve.
✱Sin.: përgjakje, njollosje, gjakim, gjakësim, lakanisje, lakërim, përlyerje, përleshje, kacafytje, gjakderdhje.
KOMPROMETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr., mospërf. 1. Përpjekje për të njollosur figurën e dikujt; njollosje.
2. edhe fig. Mënyrë komprometuese; pështjellim; ngatërresë.
✱Sin.: njollosje, përlyerje, pështjellim, ngatërrim, ngatërresë.
LARUSHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëjmë me lara dikë a diçka; veprimi kur larushit diçka ose kur larushitem.
2. Pasurimi i një vepre artistike.
✱Sin.: njollosje, shumëllojshmëri, llojllojshmëri.
NDËRKË́MBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pengore që i vihet kalit në këmbë, ndërkëmbëz.
2. Vendi ku vihen këmbët në tezgjah për të lëvizur liqtë.
3. fig. Mjet për të penguar diçka, pengesë. I gjeti (i krijoi) një ndërkëmbje. Ndërkëmbje e njollosje të njëri-tjetrit.
4. Keqtrajtim, shkelje, marrje nëpër këmbë, nëpërkëmbje.
✱Sin.: pengore, pengesë, nëpërkëmbje, stërkëmbës.
NXÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur nxij apo kur nxihem; kund. zbardhje. Nxirja e mureve. Nxirja e jetës (e realitetit).
2. sh. ~E, ~ET Vend i nxirë; ngjyra e errët që ka marrë dikush nga dielli; njollë e zezë në diçka. I iku nxirja. Nuk ikën nxirja nga pantallonat.
✱Sin.: nxirim, nxirosje, errësim, shtrembërim, njollosje, denigrim, poshtërim, zymtim, ngrysje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë