Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njolloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VRUGOJ

VRUG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III I shkakton vrugun, e bën me vrug, bën që t’i bjerë vrugu (një bime, një peme a pjesëvetyre). E vrugoi lagështira duhanin (pataten, grurin).
2. fig. Vrenjt, ngrys a nxij (fytyrën, vetullat). Vrugoi fytyrën. Vrugoi vetullat.
3. fig. E shkatërroj, e prish, e nxij. Ia vrugoi jetën (zemrën).
4. fig. Fëlliq, njollos. Ia vrugoi nderin. Ia vrugoi emrin.
Sin.: vrug, frugulloj, shkrumboj, përcëlloj, vrenjt, ngrys, nxij, fëlliq, njolloj, turpëroj.

VULOS

VULÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vërtetoj një dokument, një shkresë etj. duke i vënë vulën; i vë vulën; mbyll diçka me dyllë, me plumb etj., dhevulën mbi të; kund. zhvulos. Vulosi shkresën (dokumentin). Vulosi derën (kasafortën). Ia vulosën çiften. E vulosi pakon (arkën) me dyllë (me plumb).
2. I vë një shenjë a një damkë, shënoj a damkos diçka. Vulosën pishat. Vulosën parcelën e pishave.
3. Mbyll diçka me tapë, me shtupë etj.; e zë mirë, që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë etj.; zë. Vulos shishen (bucelën). Vulos veshët i zë veshët me pambuk.
4. fig. bised. I jap fund diçkaje, e përfundoj, i vë vulën, i vë kapak një pune; vendos përfundimisht për diçka. E vulosi punën.
5. fig. Njollos, damkos. E vulosi me turp. E vulosi me damkën e turpit.
6. Shënojmënyrëdukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumim ose moskonsumim të tyre. Vulosi mishin. Vulosi mbi ambalazhin e produkteve shtazore. Vulosi produktet shtazore.
Sin.: zë, shënoj, njolloj, damkoj, damkos, dyllos, mbaroj, përfundoj, vendos, mbyll, shtupos, tapos, kalpëtoj.
Vetë shkruan e vetë vulos (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.