Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njohur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

A

A pasth. 1. Përdoret për të shprehur habi kur gjendemi para një të papriture; ah. - A, kush na erdhi!
2. Përdoret për të theksuar shprehjen e ndjenjave: gëzim, kënaqësi, dëshirë, miratim etj.; ah. - A, sa e bukur qenka!
3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. - A, sa më bezdis! - A, ç’pikëllim kishte ai!
4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. - A, mos e thuaj! A, po, ai nuk e pranon gabimin! - A, këtë zgjodhe ti!
5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonishtafërt a të njohur, me fjalë a shprehje të ngjyrosura emocionalisht. - Mirë, o fatbardhë! Ç’u the, a ua mbylle derën! - Ah t’u bëfsha kurban!
6. Përdoret edherastet kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. - A, po, më ra ndërmend!

ABSTRAKSIONIST
ADHUROJ

ADHUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndiej dashuri, respektthellë ose përkushtim ndaj dikujt ose diçkaje; kam ndjenjaforta adhurimi e respektit për një person, për një ide, për një vepër arti ose për ndonjë figurëshenjtë. Adhuroj lirinë. Adhuroj gruan time. Adhuroj muzikën. Adhuroj detin. Adhuron artin.
2. fet. Nderoj dikë a diçka si perëndi, i përulem e i falem duke e njohur si hyjni me fuqimbinatyrshme.
Sin.: dua, pëlqej, vlerësoj, admiroj, himnizoj.

ADULTER

ADULTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që thyen ose shkel kurorën; ai që shkel ligjin martesor. Ai është një adulter i njohur.
Sin.: kurorëshkelës, kurorëthyes, kurorëprishës.

AFERIST

AFERÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që krijon afera ose që ka rënë pre e ndonjë afere. Është aferist i njohur.

AFIRMOHEM

AFIRM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR drejt. 1. vetv., vet. v. III Afirmohet me fakte një e vërtetë, bëhet e plotfuqishme ligjërisht. Afirmohet padia ndaj personitndjekje.
2. vetv. Bëhem i njohur, i pranuar; bëj emër, bëhem i suksesshëm në një fushë dijeje a veprimtarierëndësishme njerëzore. Afirmohem si shkrimtar. Afirmohet si zbuluese e vaksinës kundër një virusigripit.
3. pës. e AFIRMÓJ. U afirmova si gjykatës.

AFIRMUAR
AFISHOJ

AFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë një afishe, ngjit një lajmërim, një njoftim, një shpallje etj.; bëjnjohur diçka për të gjithë me një shpallje publikevendosurvendposaçëm ose përmes mjeteve të informimit; shpall. Afishoi një lajmërim. Afishoi rezultatet e provimit. Afishoj thirrjen për fushatën e zgjedhjeve.

AFORIZËM

AFORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Thënie, shprehje a fjali e shkurtër, që shquhet me fuqi shprehëse, që përmbledh një mendimmençur e të përgjithësuar, një mësim a një përvojë nga jeta dhepërdoretligjërime e dijendryshme (filozofi, letërsi, politikë, histori, mjekësi etj.). Flet me aforizma. Aforizmanjohur. Autor aforizmash. Aforizëm filozofik. Aforizëm moral. Aforizma intelektualë. Aforizmat politikë.
2. let. Mikrostrukturë gjuhësore-letrare, që shprehmënyrëngjeshur dhe artistike, shpesh humoristike, një pohim a një mendimmençurpërmban brenda vetes paradoksin, duke pasur karakter politik, shoqëror, filozofik, etik etj., e duke përdalluar një ton kritik përmes ironisë, sarkazmit, kontrastit, hiperbolës dhe alegorisë. Aforizëm letrar. Përmbledhje aforizmash. Aforizma humoristikë.

AGORË

AGÓR/Ë,~A f. 1. Shesh qyteti në Greqinë e lashtë ku mblidheshin çdo ditë qytetarët për t’u njohur me lajmet e reja, për të zhvilluar mbledhje e diskutime për çështjet politikeqytetit ose për të bërë tregti; kuvend popullor i atikasve të moçëm; ndërtesa e këtij kuvendi. Agora e Athinës. Agora para Akropolit.
2. Treg a shesh i hapur tregtie, ku shiten e blihen mallrandryshme, ku tregtohen kafshë, drithë, pemë, perime; pazar.
3. arkit. Hapësirë e hapur publike ose një sheshmadh. Agora e qytetit. Po shëtisteagorë.
Sin.: shesh, kuvend, treg, hapësirë.

AKACIE

AKÁCI/E,~A f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Robinia pseudocacia) Dru bishtajor i vendevengrohta, me lëvoreplasaritur, me gjemba, me gjethe vezakerenditura në të dy anët e një bishtigjatë dhebën lule zakonishtbardha, të grumbulluaravile e me erë të mirë; driza e butë, akacia e rreme, druri i shitimit, ferra e detit, ferrana e jashtme. Akacie e bardhë (e verdhë). Pyll akaciesh. Lule akacieje.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloj akaciesh: Akacia e Arabisë (lat. Acacia arabica) akacie me gjelbërimpërhershëm e tokavethata, me trungngjyrëkuqe kah ngjyra e kafenjtë në të errëtlëshon rrëshirë, me kurorërrumbullakosur, me gjethevoglagjelbra, me gjembabazë, me lule aromatikeverdha në të artë, që nxjerr si fryt një bishtajëbardhë, të përdredhur e të varur, druri i së cilës është përdorur për vepra arti, për mobilie; gomë arabike, gomë indiane, akacia egjiptiane, pikantja e zezë, akacia me gjemba. Akacia e argjendtë (lat. Acacia podalyriifolia) akacie me prejardhje nga Australia, që rritet shpejt dhe kultivohet si bimë zbukuruese etj., me lëvorelëmuarhirtë e me degëzamprehta leshtorembuluara me një shtresë pluhuribardhëimët, që lulëzon gjatë gjithë vitit me tufa luleartandritshme; akacia margaritar, gardh argjendi. Akacia e artë (lat. Acacia pycnantha) akacie me gjelbërimpërhershëm, me luleverdhandritshme, me bazëgjerë rrënjore që nuk lejon erozionin, ndaj mbillet edhebrigjet ranore, me lëvorenpasur me taninpërdoretmjekësi dheindustrinë farmaceutike. Akacia e bardhë (lat. Acacia decurrens, Mimosa decurrens) akacie me lëvorengjyrëkafenjtë, të zezë ose të hirtë, me skaje ndërnyjore, me degë kreshtore të larta, me gjethe jeshile në të errët, me tufa lulesh rruzullorearta e me fryt bishtajor me farëra ngjyrë kafeje. Akacia bregdetare (lat. Acacia sophorae) akacie e njohur si thurimë bregdetare zbukuruese, me trungun dhe me degët e poshtme nëpër tokë, me lulengjyrëverdhëndezurshfaqen si thumbazgjatursqetullat e tyre, që lulëzonfunddimrit dhefillimpranverës. Akacia degëgjatë (lat. Acacia coriacea) akacie me gjelbërimpërhershëm, me trungtrashë, që nxjerr gjethegjata e të ngushta, me luleverdhambledhuratufa rruzullore, me bishtajatpërdredhurambushura me farangrënshme. Akacia dealbata (lat. Acacia dealbata) akacie, e njohur edhe si mimoza, që rritet shpejtzonat e ngrohta mesdhetare dhe malore-tropikalelartësi deri 30 m, me gjethegjata, të ndritshme dypalëshe, të gjelbra në të kaltër dhehirta kah e argjendta, me lulevilemëdhangjyrëverdhë në të ndezur dhe me erë dehëse manushaqeje. Akacia e grathët (lat. Robini hispida, R. Fertilis) akacie gjetherënëse, me degëdendura, që rritetzonathata, e përshtatshme për shartim, që lulëzonpranverë dhe çel luletufa ngjyrë rozëerrët, me gjethe vezakengjyrëgjelbërlehtë, që përdoret dhe për gardhime parqesh. Akacia gjethebrisk (lat. Acacia cultriformis) akacie zbukuruese me gjelbërimpërhershëm, me gjethe trekëndoremëdha dhemprehta me ngjyrëgjelbërhapët kah e hirta, me lulevogla pa erë në tufë, që mundkultivohet edhevazo parku. Akacia gjethedhertë (lat. Acacia homalophylla) akacie me gjelbërimpërhershëm, me trungtrashëdegëzuar me gjethengushta, zakonishtsheshta, me lëvoreashpërhirtë në të errët, me luleverdha rruzullorerritetlartësi me kurorëngritur ose të zgjeruar, me degëzarejazhveshura ose me qimelakuara, druri i së cilës është i fortë, aromatikpërdoret për të bërë shtiza. Akacia gjethegjatë (lat. Acacia longifolia, Mimosa longifolia) akacie mesdhetarerritet anës lumenjve me lartësi mesatare, me trungshkurtër dhe me kurorë pakçrregullt, me lëvore ngjyrë hiri me pjesëkuqërremta, me gjethendërkëmbyeshme, të ngushta e të gjata, me lule erëmirë, rrënjët e së cilës pasurojnë tokën me azot. Akacia gjetheharpë (lat. Acacia harpophylla) akacie e lartë zbukuruese, me rrënjëthella, me lëvorefortë me hullingjyrëzezë, me degët këndore, me gjetherrejshme me damarëshumtë dhe me lule tuforegjata e të shtypura, me bishtajambushura me fara gjatoshe, që kultivohettoka bujqësore dheparqe tërheqëse. Akacia e Kaspikut (lat. Gleditsia caspica) akacie gjetherënëse me kurorë si formë kube, me trung me gjembarrezikshëm, me lastarërinjlëmuar, me gjethemëdha vezake, buzore, me ngjyrëgjelbërlehtë, me luleverdha e të gjelbra pothuajse pa kërcell, që lidh bishtajagjata si shpatë. Akacia leshtore (lat. Caragana jubata, Robinia jubata) akacie gjetherënëse, me degëfortambuluara plotësisht me gjemba leshtorë, me gjethegjata shumëpalëshe, me kërcellhollë me push e me majë si gjemb, me luletbardha, që lulëzojnëprill e maj. Akacia e Meksikës së re (lat. Acacia neomexicana) akacie gjetherënëse, që rritettokalagështa gëlqerore etj., me kurorëhapur dhedendur, me bisqe njëvjeçare këndore, me gjethetgjata me ngjyrëgjelbërndezur, me lulebardha erëmira dhepasura me nektar, bishtajatgjata me ngjyrë kafeje, që lidh fara me vaj. Akacia qerthullore (lat. Acacia verticillata) akacie me gjemba gjetherënëse ose me gjelbërimpërhershëm e zonavengrohta bregdetare, me degëlarta me gjemba, me gjethe me ngjyrëkaltërgjelbër kah e hirta e argjendtë, që nxjerrin lëngëmbëltërheq milingonat, bletët etj. Akacia e Siberisë akacia e verdhë. Akacia shelgore (lat. Acacia saligna) akacie me gjelbërimpërhershëmrritet shpejt e kudo, me rrënjëgjata dhe trungtrashë, me kurorëgjerë, me, gjethegjelbra kaltëroshe si shtiza, që lidh fruta me një duzinë fara; mimoza blu, akacia blu. Akacia shkurre (lat. Acacia aneura) akacie si shkurre e vogël dhe e ulët, me rrënjëdepërtojnë thellëtokë për të gjetur lagështi, me trung me gjetherrejshme me përmbajtjelartë vaji. Akacia tregjembëshe (lat. Gleditsia triacanthus) akacie e lartë, me degë si një tendë e madhe, me trungmbuluar me gjemba trepjesësh, me lëvoren me ngjyrëhirtë kah e kafenjta, me gjethetpërbëra nga 15-30 fletëzavogla vezake, me lulevoglatuba, të verdhagjelbra erëmira e plot nektar, që lidh bishtajavarura me farasheshta me ngjyrëkuqe në të kafenjtë; glediçje. Akacia ujëse (lat. Gleditsia monosperma, G. aquatica) akacie shumë e lartë, me një kurorëhapur e të gjerë, me degëzaholla me gjembadukshëm, me gjethe vezake, me lulebardha në të gjelbër, me sythaprerë anësorë dhe me lëvorelëmuar e me njolla e thjerrëzandara; karkalec uji, karkalec kënetor. Akacia e varur (lat. Acacia pendula) akacie me lëvorehirtë e gri, të plasaritur forttrung, me degë me degëzavarura e të mbuluara me qimeshkurtra e të imta, me gjetherrejshmengushta vezake, të hirtablerta. Akacia e verdhë (lat. Caragana arborescens, C. Fruticosa) akacie e lartë gjetherënëse, me pak fletë zakonishtpërbëra nga 4-6 palë kotiledone, me kërcellpërfundon në një shtyllë kurrizore, me bisqegjata e me degëzimrrallë, me luletverdha, që shoqërohen nga gjethegjelbrabutangjitura në një kërcellhollëvarur; akacia siberiane. Akacia veshtullore (lat. Robinia viscosa, R. Glutinosa) akacie gjetherënëse, që rritetlartësi duke formuar një kurorëgjerë, të rrumbullakosur ose vezake, me degë pa gjembangjyrë kafe në të kuqe e të mbuluara me qime ngjitëse, me gjethe vezake me majamprehta, të lëmuara, me ngjyrëgjelbërerrët, me lule rozëçelurtufa dhe pa erë. Akacia e zezë (lat. Acacia melanoxylon) akacie e fortë me shtatdrejtë e të lartë dhe me gjelbërimpërhershëm, me kurorë vezake e piramidale, me lëkurëhirtëerrët e me plasaritje vertikale, me gjethe me ngjyrëgjelbër me shkëlqim, me lulevoglabardha rruzullorelidhin farahollavarentufa.
Sin.: bagrem, çali, çeli, ferrëdeti, ferreckë, robinjë, rogovecë, rogoveckë, sallgam, sollkëm.

AKADEMIST

AKADEMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek studimet në një akademi; ai që ka mbaruar një akademi. Akademist kompozitor. Akademist i artit (i teatrit, i pikturës, i skulpturës etj.).
2. Ai që ndjek, që promovon ose që mban një qasjembështeturtraditat dhemetodat akademike; përkrahës i trajtimitçështjevemënyrë akademike; përkrahës i stilit akademik; mbështetës i akademizmit në art, në shkencë ose në arsim.
3. Anëtar i një akademie. Akademist i njohur.

AKREDITUAR
AKREDITUAR

AKREDITÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është autorizuarmënyrë ligjore për të ushtruar një të drejtë profesionale, juridike, administrative etj. I akredituari për licencimin e patentave të reja.
Sin.: i autorizuar, i besueshëm, i njohur, i prokuruar, i certifikuar.

AKTORE

AKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajoluan një rol në shfaqjet teatrale ose në filma kinematografikë; artiste filmi, teatri, televizioni e radioje, interpretuese e roleve, lojtareskenë, lojtare e rolit. Aktore filmi. Aktore ekrani. Aktore e njohur. Intervistë me aktoren. Aktorja interpretoi rolin me mjeshtëri.
2. fig. Ajoluan një rol me rëndësi në një ngjarje; pjesëmarrëse, faktore, palë (në një proces, në një dialog, në një ndodhi). Mori pjesë edhe një aktore e skenës sonë politike. Aktorja e ndejës ishte ajo!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.