Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njerk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BABA

BABÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. Burri i martuar kundrejt fëmijëve të vet; burrë që ka ose që ka pasur fëmijë; atë. Babai dhe nëna. Baba e bir. Baba dëshmori. Emri i babait. Babai i kreshnikëve. Baba i gjetur burrë i nënës kundrejt fëmijës, që e ëma e ka lindur me burrë tjetër, njerk. Shtëpia (dera) e babait. U baba. Unë s’qava beharë, jo të qaj babanë. (fj. u.). Kur qava nënë e baba, pashë mik edhe vëlla. (fj. u.). Pyetën mushkën cilin ka baba, “Kam dajo kalin”, tha. (fj. u.). Culli me dy baballarë mbetet pa kësulë. (fj. u.).
2. vet. sh. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit, të parët. Varret e baballarëve tanë. Në gjurmët e baballarëve. Na e kanë lënë amanet baballarët.
3. vet. sh., vjet., iron. Paria e vendit që e mbante veten si ajka e shoqërisë. Hiqeshin si baballarët e kombit.
4. libr. Themeluesi i një fushedijes ose nismëtari a udhëheqësi kryesor i një veprimtarie ose i diçkaje tjetër. Babai i filozofisë (i mjekësisë). Herodoti është quajtur babai i historisë.
5. fet. I pari i një teqeje bektashinjsh. Babai i teqesë. Baba Sadiku.
6. vet. nj. Përdoret për vjehrrin (nga nusja e nga dhëndri) ose para emrit të një njeriumoshuar, në shenjë nderimi. Baba Petroja.
7. bised. Përdoret për t'iu drejtuar bashkëbiseduesitmënyrë familjare, të afrueshme e me përkëdheli.
Sin.: atë, tatë, lalë, babush.
I bëhem *nënë e baba (dikujt). Bëmë baba të të ngjaj thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin në pamje, në sjellje etj.; dardha nën dardhë bie; hiq e vër atë vetë. Ca të babait e ca të njerkut shih ca të nënës e ca të njerkës. Eja (hajde) baba të të tregoj (të të rrëfej) arat (vreshtin)! iron. shih i tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. Ta ha babanë në *vesh (dikush). Me *kalin e babait shaka. Kërkon mushka babanë tall. thuhet për një njeridrejtë e të çiltër, që s’di dredhi, që është i padjallëzuar; nuk di leqe (dikush); kund. ka lindur përpara shejtanit (dikush) keq. (Që) në *kohën e baba Qemos. Sikur të më ngjallet babai (nga varri) bet. kurrsesi, në asnjë mënyrë; edhe sikur nëna të më ngjallet; sikur edhe vëllai të më lindë! Për *shpirtbabait. I tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. i shpjegon një tjetri diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet; përpiqet t’i mësojë një gjë që ai e di më mirë dhe para tij; eja baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron.; i shet kastraveca bostanxhiut! iron.; mëson veza pulën! iron.; unë në Stamboll, ti më tregon minaretë!

BABULLAK

BABULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Baba i gjetur, thjeshtër, njerk.

BURRË

BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkullmoshëpjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. I them vetes burrë e quaj vetenrritur. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Nuk lind burri me mustaqe. (fj. u.). Druri nga pemët, burri nga punët. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh fjala. (fj. u.). Kalit i ka hije shala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.).
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. (fj. u.). Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë. (fj. u.). Keq me burrë e keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë. (fj. u.).
3. fig. Njeri i fortë, trim, i besës, i fjalës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. Gruaburrë se burrat. S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si një dëshmor. Miku im me vulë, / Doli burrë e deli burrë. (folk.). Muri luan, burri s’luan. (fj. u.). Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. (fj. u.). Fjala e burrit - pesha e gurit. (fj. u.). Trimi njihetsheshburrave. (fj. u.). Mos iu tremb punës kurrë, por i qëndro si burrë. (fj. u.).
4. fig. Njeri i shquarveprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh.
Sin.: bashkëshort, shoq, shok), trim, fisnik, besnik, udhëheqës, personalitet, kokë.
*Besë burrash (besa e burrave) etnogr. Bëhem burrë marr guxim dhe trimërohem, nuk trembem më; marr zemër. M’u (si) burri i nënës (dikush) përb.është mërzitur shumë, s’e duroj dot; e urrej a e përbuz për sjelljen e tij a për marrëdhëniet e këqija që ka me mua; m’u njerk; nuk e shoh dot me sy (dikë). (U ) bjeri burri burrit! (diku) u rrëmujë e potere e madhe diku; u kacafytën njerëzit njëri me tjetrin pa parë se ç’po bëjnë; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin; (u ) merre ta marrim. Burri i botës përçm. dikushtrimërohet pa ngurrim, por që s’e njeh njeri për të tillë; një njeri kushdo qoftë, dikushi. Si burri me burrin hapur, trimërisht, siç u ka hije burrave. Burrë me çika trim e i zoti, njerishquhet midistjerëve; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). Burri i dheut njeri i zoti, me karakterfortë (edhe si thirror). (Burrë) katërqind *dërhemë. Burrë shteti libr. njeri i rëndësishëm e me funksionelarta shtetërore; personalitet shoqëror (politik). *Fjalë burri. Na dy *groshë e më qaj burrin! përçm. (Është) një burrë e gjysmë (dikush) është trim i madh, është trim e shkuar trimit, është trim mbi trima. S’ka burrë nëne... s’ka njeri aq të aftë e të zotin që t’ia dalëkrye një pune a që t’i dalë përpara dikujt; s’ka bir nëne... S’ka *lidhje burri (dikush) përb. Pesë (dy) *para burrë (njeri). Në *shesh të burrave (të mejdanit). Tre *pëllëmbë burrë keq.

BËHEM

/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; fillojjem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tiparetjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U vendi gropë (breg, rrafsh). U qumështi hirrë. U dhëndër (nuse). U nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U brumë. U lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumëfytyrë. U lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U gogol (bubë). U pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U simbol (flamur). U shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U vegël e dikujt. U finjë toka u varfërua. U varr për dikë. Iu barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu qafa palë-palë. M'u goja helm (pleh, shkrumb). Iu jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersambetet i ngulitur përjetë mbi fytyrëdheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhimmbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshëcaktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U burrë (plak). M'u mjekra. Iu djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u burrë. U gruri për të korrur. Iu vajza për martesë (për nuse). U kali për shalë. U djali për shkollë. U demi për zgjedhë. U buka për të hedhurfurrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftëbëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U dreka (darka). U kafeja. U shtëpia. Detyra u . Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçkatrup etj.; më del, më kthehetdiçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U një vrimë e madhe. U rrugë (shteg). U një vijë. U gropë. Iu koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu një gungë (një plagë). Iu lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrëcaktuar. U një mbledhje. Ndeshja nuk u . Sot nuk u mësim. U dasmë e madhe. U konferenca (kongresi). U një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u . U luftë (kasaphanë). - Ç'u me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vijgjendje shpirtërore a shëndetësorecaktuar. U i lumtur (i pakënaqur). U me inat (me qejf). U helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U keq u sëmur rëndë. U mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehetpronëdikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U shkrimtar (piktor, muzikant). U mjek (inxhinier). U Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U kryetar (drejtor, deputet). U dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyjmarrëdhënie a në lidhje me të; pajtohemmendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U aleat. Bëhem me të. U kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhëniemira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U me baltë (me pluhur, me bojë). U me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohetfamilje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U me shtëpi. U me dru për dimër. U me orë (me biçikletë). U me nuse (me grua). U me djalë (me çupë, me fëmijë). U me nip (me mbesë). U me prindër (me baba, me nënë). U me vëlla (me motër). U me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U një jetë e tërë. U bënë ditët. U koha për t'u nisur. U vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meritonpërfillet. - U dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U dhe koka e tij! - U vezamësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. bëhet sikur... Më bëhetëndërr. M'u si im vëlla. M'u fytyra e nënës para syve. M’u siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. del emri për diçkakeqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U me fjalë (me llafe). U me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasicaktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemibashku. Bëhemi tetë vetashtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoqbëhej paklarg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhetngrihem. S'më bëhetiki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhetlexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U ditë (natë). Bëhet mëngjes. U vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U thatësirë (lagështi). U mjegull. U errësirë (dritë). U qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimevefoljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
U bëra *akull. M’u *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu *bajgë (dikujt) bised. U *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U *baltë (dikush). Iu *baltë (dikujt). U *barut. M’u *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u (më ra) *bela (dikush).bëhet ç’të bëhet! lendodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njërabëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftëbëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U *bërnut (diçka). U *bërsi (dikush a diçka). U *bërryl (dikush). U bëra *bic. U *bilbil (dikush). U *bishë (dikush). U *bisht (i dikujt). U *bishtajë (diçka/dikush). U *blozë (dikush a diçka). U *bllok (me dikë) libr. U *bojë (dikush). U (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu *brashnjë (dikujt) krahin. U *brez (dikush). U *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu *burg (jeta). Bëhem *burrë. U *byk (dikush a diçka). U *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U *cingaridhe (dikush) krahin. U cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U *cironkë (dikush). *Copëbëhet! U *cung (dikush). U *çeço (dikush). U *çengel (dikush). M’u *çiban (dikush) keq. M’u *çimkë (dikush). U *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U *def (dikush) keq. U *dele (dikush). U bëra *derr. M’u *derr (dikush a diçka). U *det. U *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). është bërë *dregëz (dikush). U *dru (dikush a diçka). U *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U *dërrasë (dhogë) (dikush). U dhogë (*dërrasë) (dikush). U *erë (dikush). U *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). bëhet *fat (diçka). M’u *ferrë (dikush) përb. U *feta (dikush a diçka). U *fërtele (dikush a diçka). U *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U *fuçi (dikush). U fushë (dikush). U *furtunë (dikush). U *fyell (dikush). U *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U *gërmadhë (dikush a diçka). U *gisht (dikush). U *gogël (dikush). U *gogol (dikush a diçka). U *gorricë (dikush) bised. M’u *gorricë. U *grep (dikush). M’u *grep (dikush). U (një) *grusht (u sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U (mori) *hamull (dikush). U *han (diku). U *haram (dikush). M’u *harrje (dikush) përb. M’u *havale (dikush a diçka). U për *hekura (dikush). U *hell (dikush). U *hije (dikush). Iu *hije (dikujt). U *hirrë (diçka). U *histori (diçka). U *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U *kaçak (dikush). U *kaçamak. U bëra *kaçup. U *kala (një vend). U *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U *karabojë (dikush). U *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu *këpucë (dikujt). M’u këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu *kësmet (dikujt) vjet. S’u *kiameti! *Kiametibëhet! U *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u (më doli) *kripë (diçka). U *labot (dikush) krahin. U *lakër (diçka a dikush). U *laskar (dikush) krahin. U *leckë (rreckë) (dikush). Iu *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U *legjendë (diçka) libr. Iu *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U litar (*tërkuzë) (diçka). U *livadh (dikush). U *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U *lule (dikush). U *lumë (dikush). U për *lumë (dikush a diçka). U *lundër (dikush). U *llucë (dikush). U *llum (dikush a diçka). U *mashë (e dikujt) keq. M’u *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu *mish (dikujt). M’u *molë (dikush). M’u *morr (dikush) përb. bised. S’u *nami! mospërf. U *narden (dikush) keq. U *nuse (dikush). M’u *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njërabëhet! Bëhem *njësh (një). Iu *ombrellë (dikujt). Iu *opingë (dikujt). U *paçavure (dikush). M’u (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U *pazar (diku). U *pe (dikush a diçka). U *pelte (diçka). U *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U *petë (diçka a dikush). U *përshesh (diçka). U *përrallë (diçka a dikush). U *përrua (dikush). U (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U *pre (dikush). U *pulë (dikush) mospërf. M’u *pullë (dikush) përb. Nuk është *punëbëhet (diçka). U *pus. bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U *qengj (dikush). U *qime (dikush). U *qiqër (dikush). U *qiri (dikush). U *qojle (dikush) tall. U për (në) *qoshe (dikush). U *qull (dikush a diçka). U *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U *re (dikush). U *retra (diçka). M’u *retër (dikush). U rreckë (*leckë) (dikush). M’u *rrëfanë (dikush) përb. M’u *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u *rrodhe (dikush) përb. U *rrogoz (diçka a dikush). U *rrugë (udhë) (për diçka). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U *spec (piper) (dikush). U *sterrë (dikush). U *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). bëhet *shkarpë (diçka). U *shkop (dikush). U për *shkop (dikush). U *shoshë (diçka). U *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U *shuk (dikush). M’u *shushunjë (dikush) përb. U *tapë (dikush). U për *tellall (dikush). U *tërkuzë (litar) (diçka). U *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U *trokë (diçka a dikush). U *trung (dikush). U *tufan (dikush). U *turrë (dikush). U *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u (diçka). U *theror (dikush). U *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U *thumb (dikush). U udhë (*rrugë) (për diçka). U *ujë (dikush). U *ujk (dikush). M’u *ujk (dikush a diçka). U *uthull (dikush). U *vaj. U *vakëf (diku). Bëhet *varr. U *vegël (e dikujt). Iu *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U *veri (dikush). U (doli) më *vete (dikush). U *vezë (dikush). U për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U *xhind (dikush). M’u *zorrë (dikush) përb. vulg. U *zhele (dikush). U *zhur (diçka).

NJERK

NJÉRK,~U m. kryes. nj., sh. ~Ë, ~ËT Burri i dytë i një gruaje kundrejt fëmijëve që ka ajo me burrin e parë; burri i nënës. Sillet si njerk i lig. Njerku s’është baba. (fj. u.).
M’u njerk (dikush) nuk dua ta shoh me sy, nuk mund ta duroj, ngaqëbieqafë e më mërzit tepër; m’u burri i nënës përb. Ca *të babait e ca të njerkut.

NJERKAN

NJERKÁN,~I m., krahin. Njerk.

NJERKËRI

NJERKËRÍ,~A f. Të qenët njerkë a njerk; koha kur një grua është njerkë e dikujt a një burrë është njerk i dikujt. kohën e njerkërisë. Njerkëria ka halle shumë.

QAFOR

QAFÓR mb. 1. I martuar me një grua që ka fëmijë nga një martesë ose nga një lidhje e mëparshme. E mbante babanë qafor.
2. si em. m. Sipas kuptimitmbiemrit; njerk. Fëmijët e donin qaforin.

VITKUR

VITKÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njerk.
Sin.: vitërk, vitruk.

VITRUK

VÍTRUK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njerk.

VITRUSHK

VITRÚSHK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njerk.

VITËR

VÍT/ËR,~I m. sh. ~RA, ~RAT Njerk.

VITËRK

VITË́RK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njerk.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.