Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJERËZORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj njerëzor; i jap jetë, e mbush diçka me përbërës të jetës së njeriut; humanizoj. Njerëzorizoj një tekst të inteligjencës artificiale.
2. fig. Edukoj, emancipoj, qytetëroj, latoj.
✱Sin.: njerizoj, humanizoj, qytetëroj, edukoj, emancipoj, latoj, gdhend.
ÇNJERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Çnjerëzoj; kund. njerizoj. Çnjerizoj pushtetin. Diktaturat e shndërrojnë njeriun duke e çnjerizuar atë.
ÇNJERËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të humbasë tiparet e jashtme dhe vetitë e njeriut; e kthej në kafshë ose në diçka tjetër; kund. njerizoj. E çnjerëzonte subjektin. Çnjerëzon kot veten. E çnjerëzoi fëmijën duke e mbyllur në kafaz.
2. E bëj të egër e të pashpirt, i prish vetitë njerëzore. Mendjen dhe zemrën ia ka çnjerëzuar ideologjia politike. I ka çnjerëzuar urrejtja kundër tjetrit.
3. Përdhunoj, çnderoj. E çnjerëzoi vajzën. Njërin korite, tjetrin çnjerëzoje.
✱ Sin.: kafshëroj, shtazëroj, përdhunoj, çnderoj, egërsoj, çnjerizoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë