Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTROPOMORFIZÚAR (i, e) mb. Që ka marrë tipare e cilësi të njeriut, i shndërruar në njeri; i njerëzorëzuar, i personifikuar. Kafshë të antropomorfizuara. Dhelpër e kuqe e antropomorfizuar. Lule e antropomorfizuar. Ishte i antropomorfizuar vrazhdë.
NJERIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është njerizuar, i njerëzorëzuar; kund. i çnjerëzuar. Kafshët e njerizuara në filmat vizatimorë.
NJERËZORËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është njerëzorëzuar; që është bërë njerëzor a më njerëzor; që është bërë si njeri, që është mbushur me përbërës të jetës së njeriut. Krijimi shumë i shpejtë i teksteve të njerëzorëzuara.
2. fig. I qytetëruar, i edukuar, i emancipuar, i latuar.
✱Sin.: i njerëzuar, i humanizuar, i qytetëruar, i edukuar, i emancipuar, i latuar, i gdhendur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë