Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAGËTÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë trashanike, jo me sjellje të mirë e të kulturuar; kafshërisht. Fliste (sillej) bagëtisht.
2. Në mënyrë të pamëshirshme, egër, si kafshë; shtazërisht, mizorisht; kund. njerëzisht. Punon njerëzisht e ha bagëtisht. (fj. u.).
✱Sin.: kafshërisht, shtazërisht, mizorisht.
JONJERËZÍSHT ndajf. Që nuk ka mirësjellje, me mungesë ndjenjash të mira, pahijshëm; kund. njerëzisht. U soll jonjerëzisht.
NJERËZÍSHT ndajf. Me sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt, me njerëzi, në mënyrë të njerëzishme, si njeri, njerëzishëm; kund. çnjerëzisht, mizorisht, barbarisht, bagëtisht, egërsisht. Sillet njerëzisht. Pres dikë njerëzisht. E pyeti (i foli) njerëzisht. E trajton njerëzisht. Jeton njerëzisht. E ftoi njerëzisht. I kërkon diçka njerëzisht.
NJERËZÍSHËM ndajf. Njerëzisht, si njeri; njerëzisht; kund. çnjerëzishëm, jonjerëzisht, panjerëzisht. Sillet (flet) njerëzishëm. Iu përgjigj njerëzishëm. Ndahem njerëzishëm me dikë.
VËSHTRIMBÚTË mb., poet. Që ka vështrim të butë, që të shikon ëmbël, njerëzisht. Me sy vështrimbutë. Njeri vështrimbutë.
VËSHTRIMÉGËR mb., poet. Që të vështron me vrazhdësi, me të egër, jo njerëzisht; që të tremb me ata sy kur të vështron. Grua vështrimegër. Njeri vështrimegër. Me sy vështrimegër.
VËSHTRIMRËNDË mb., poet. Që ka vështrim të rëndë, që të shikon vrazhdë, ashpër, jo njerëzisht. Me sy vështrimrëndë. Njeri vështrimrëndë.
ÇNJERËZÍSHT ndajf. Në mënyrë çnjerëzore; mizorisht, barbarisht; kund. njerëzisht. I vrau çnjerëzisht. I shtypi çnjerëzisht. Sillet çnjerëzisht. I trajtojnë viktimat e tyre çnjerëzisht.
✱ Sin.: mizorisht, barbarisht, egërsisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë