Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËTRAJTËSÍM,~I m. Veprimi kur njëtrajtësoj ose kur njëtrajtësohet diçka. Njëtrajtësimi i ngjyrës.
NJËTRAJTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka të njëtrajtshme nga pamja e jashtme, nga trajta, nga ngjyra etj.; e bëj të njëjtë e pa ndryshime. Njëtrajtësoj veshjen. Njëtrajtësoj një tretësirë. Njëtrajtësoj bojën.
2. E bëj diçka shumë të ngjashme a të afërt me një tjetër. Njëtrajtësoj veprimet. Njëtrajtësoj tipin.
PËRNJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkoj në një të vetme; bashkoj në një njësi; lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; përqendroj në një; njësoj.
2. E bëj të njësishëm a të njësuar; e bëj të përgjithshëm e të përbashkët për të gjithë, unifikoj. Luftuan për të përnjësuar gjuhën standarde.
3. Barazoj a përngjashmoj dy a më shumë gjëra të ndryshme, duke i bërë të njëjta a të njëtrajtshme; njësoj. Përnjësoi kriteret e testimit. Përnjësuan programet e gjuhës shqipe e të letërsisë (të shkencave natyrore).
✱Sin.: njësoj, bashkoj, përngjashmoj, njëtrajtësoj, barazoj, unifikoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë