Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËTRAJTËSÍM,~I m. Veprimi kur njëtrajtësoj ose kur njëtrajtësohet diçka. Njëtrajtësimi i ngjyrës.
►NJËTRAJTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet i njëtrajtshëm nga pamja e jashtme, nga forma, nga ngjyra etj.; bëhet i njëjtë e pa ndryshime. Njëtrajtësohet ngjyra.
2. vetv. Bëhet shumë i ngjashëm a i afërt me një tjetër. Njëtrajtësohet tipi. Njëtrajtësohen stilet.
3. pës. e NJËTRAJTËSÓJ.
►PËRNJËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bashkohen e bëhen një dy a më shumë gjëra të ndryshme.
2. vetv., vet. v. III Bëhet i njësuar a i njësishëm, bëhet i përbashkët e i përgjithshëm për të gjithë. Shqipja filloi të përnjësohej që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.
3. vetv., vet. v. III Përngjashmohet, njëtrajtësohet, njësohet.
4. pës., vet. v. III e PËRNJËSÓJ.
✱Sin.: njësohem, bashkohem, përngjashmohem, njëtrajtësohet, barazohem, unifikohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë