Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRNJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përnjësoj ose kur përnjësohet diçka. Përnjësimi i kombit (i gjuhës, i popullsisë).
✱Sin.: njësim, bashkim, përngjashmim, njëtrajtësim, barazim, unifikim.
RRAFSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrafshon ose kur rrafshohet një sipërfaqe. Të gjithë punonin në rrafshimin e tokës. Po bënin rrafshimin e disa kodrave.
2. Diçka që është bërë pa të ngritura e të ulura, diçka e sheshtë. U bë rrafshimi i ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti.
3. fig. Eliminim i dallimeve, ndryshimeve a mospajtimeve midis dy njerëzve ose dy gjërave. E shtynë për më vonë rrafshimin e llogarive që kishin me njëri-tjetrin.
✱Sin.: rrafshitje, sheshim, drejtim, shtrim, nivelim, dystim, rroposje, limim, barazim, njëtrajtësim.
UNIFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bëhet e njëtrajtshme diçka; njëtrajtësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë