Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëshe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËARE
NJËJAR

NJËJÁR,~E mb. 1. Që ka vetëm një tytë (për cylen). Cyle njëjare.
2.është një kokërr e vetme me një bërthamë, njëshe, jo binjake (për kumbullat, qershitë etj.). Kumbull (qershi) njëjare.

NJËSH

NJË́SH,~E mb. merr vetëm një njësi, që nxë një njësi (zakonisht për enët); që është për një njeri. Xhezve njëshe. Barkë njëshe. Dhomë njëshe. Shtrat njësh. Fill njësh. Bllok njësh. Këngë njëshe këngë në një zë. Gur njësh (ndërt.) gur për qoshe muri.
Sin.: njëjar, njëfish, tek.

NJËSHE

NJË́SH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë që nxë një njësi. E bëri kafennjëshe.
2. Dhomë me një shtrat për një njeri. Njëshet janë zënë.
3. Këngë në një zë. Ia mori një njësheje.
4. mat., sh. Numrat nga një derinëntë, që formojnë shtyllën e parë nga e djathtanumrat me shumë shifra. Mbledhim njëshet. Shtylla e njësheve. Veprimet me njëshe.

NJËSI

NJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Numri më i vogëlvargun e numrave natyrorë; madhësiapërfaqëson ky numër. Katra ka katër njëshe ose katër njësi. Shtoj (heq) disa njësi. Është tetë njësi më i madh.
2. Madhësimerret si bazë për të numëruar ose për të matur madhësitjera të një fare. Njësi themelore (bazë). Njësi elektrike (magnetike) (elektr.). Njësi këndore (mat.). Njësi lëvizore (spec.). Njësi termike (spec.). Njësi e prejardhur (spec.). Njësi e renditdytë (mat.) dhjeta. Njësi e rendittretë (mat.) njëqind. Njësi hamullore (bujq.). Njësia jonë monetare. (fin.) leku. Njësi ushqimore (spec.). Njësi gjatësie (vëllimi, peshe). Njësi prodhimi (ek.). Njësi matjeje. Njësi pune (spec.). Njësi toke (bujq.). Njësitë e masës (e peshës) (fiz.). Njësia e kohës (fiz.). Njësitë e sipërfaqes. Sistemi ndërkombëtar i njësive.
3. Individ, grup, strukturë ose një entitet tjetër i konsideruar si përbërës strukturor ose funksional i një të tëre.
4. usht. Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të një arme ose të armëvendryshme dhekryen detyracaktuara luftarake; formacion i vogël ushtarakkryen një detyrëveçantë. Njësi ushtarake. Njësi tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësizgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësispecializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative (taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësiflotës (të aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
5. Dyqan i veçantë ku shiten, ku grumbullohen a ku ndreqen sendendryshme. Njësi tregtare (ushqimore, industrial). Njësi shërbimi. U hapën njësireja.
6. Ndarje gjeografike, administrative, ekonomike etj., që bën pjesë në një të tërë. Njësi gjeografike (territoriale). Njësi administrative. Njësi ekonomike.
7.qenët i bashkuar si një gjë e vetme, të qenët i pandashëm, të qenët një; të qenët i njëjtë a shumë i ngjashëm; lidhje e ngushtë dhe e pandashme ndërmjet njerëzish, gjërash etj.; përbashkësi. Njësia ekonomike. Njësia politike. Njësia kombëtare. Njësia e mendimit dhe e veprimit. Njësi pikëpamjesh. Njësi veprimesh.
8. qenët i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, të qenët një për të gjithë. Njësia e gjuhës u konsiderua arritje kulturore. U punua për njësinë e normës gjuhësore (e drejtshkrimit).
9. gjuh. Element bazësistemin e gjuhës ose në nënsistemet e saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike). Parashtesat dhe prapashtesat e fjalëve janë njësi të fjalëformimit.
10. Vijimësi e pandërprerë dhe e rregulltndërtimin e në thurjen e një vepre letrare, shtjellim i ngjarjeve i lidhur si duhet etj.; lidhje e ngushtë e shkrirje e harmonishme e elementeve rreth një ideje, rreth një çështjeje themelore në një vepër letrare, shkencore etj. Njësia e ndërtimit. Njësia e veprimit. Njësia e veprës.
Sin.: unitet, përbashkësi, njëjësi, barazi.

TEKE

TÉK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Sasia më e vogël e një pijeje alkoolike (raki, konjak, fërnet, ponç, vodkë etj.) që jepet me gota në një bufe, në një restorant etj. (rreth 5 cl (50 gr); gotë e vogëlnxë këtë masë pijeje; njëshe. Një teke raki (konjak). Porositi (rrëkëlleu, mori) një teke. Piu një teke. I mbushi një teke. Një dopio është e barabartë me dy teke. Dehet me teken e parë.
2. Kokërr. S´të jep sikur një teke arrë.
3. vulg. Marrëdhënie seksuale (nëpër shprehje). I futi një teke. I hoqi një teke. Bëri një teke kapi, zuri, palloi (një femër).
Sin.: gotë, njëshe, kokërr.

XHEZVE

XHÉZV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë e vogël prej metali, me bishtgjatë e zakonisht me grykëngushtuar, që përdoret për të bërë kafe, për të zier qumësht a vezë etj. Xhezve e madhe (e vogël). Xhezve njëshe (dyshe). Xhezve elektrike. Xhezve bakri (alumini). Bishti i xhezves. Vë xhezven në zjarr. Ziejxhezve.

2. krahin. Gryka e kacekut nga del ajri për t’i fryrë zjarrit.

Sin.: bishtarake, bishtore, ceke, kokme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.