Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENKLITÍK,~E mb., gjuh. Që është element njërrokësh i lidhur ngushtë me fjalën që i paravendoset dhe që është i integruar me të nga pikëpamja fonetike. ‘I’ dhe ‘u’ tek ‘i foli’ dhe ‘u lava’ janë elemente enklitike. Një përemër pronor enklitik. Dëftori në pozicion enklitik. Element i pasvendosur enklitik. Fjalë enklitike. Njësi enklitike. Në mënyrë enklitike.
ENKLITÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Element njërrokësh i lidhur ngushtë me fjalën që i paravendoset dhe i integruar me të nga pikëpamja fonetike. Enklitikët që i bashkohen foljes.
MONOSILABÍK,~E mb., gjuh. Njërrokësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë