Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËQIND- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “njëqind”; “që ka njëqind...”, “që është me njëqind...”; “që zgjat njëqind...” (p.sh. njëqindditësh “që zgjat njëqind ditë”; po ashtu: njëqindfish, njëqindgradësh, njëqindmetërsh (sport.), njëqindvjeçar, njëqindvjetor etj.).
NJËQINDVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat njëqind vjet, që vijon njëqind vjet; që kryhet brenda njëqind vjetësh. Periudhë njëqindvjeçare.
2. Që është njëqind vjeç, që ka jetuar a që jeton njëqind vjet. Plak njëqindvjeçar. Mjeku njëqindvjeçar. Pishë njëqindvjeçare.
✱Sin.: qindvjeçar, shekullor.
QINDVJEÇÁR,~E mb. bised. Njëqindvjeçar. Plak qindvjeçar. Veshje qindvjeçare shqiptare.
✱Sin.: njëqindvjeçar, shekullor, njëqindvjetor.
QINDVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njëqindvjeçar. Në qindvjeçarin e parë. Kaluan disa qindvjeçarë.
SHÉKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Koha prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhe që matet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti. Shekulli i parë (i dytë, i tretë, i njëzet e një). Europa e shekullit të ri. Një mesazh nga shekujt e kaluar. Afro çerek shekulli. Në prag të shekullit XXI. Gjatë shekullit të kaluar. Në rrjedhë të shekujve. Shkrimtarët e gjysmës së parë të shekullit XVI. Në thellësi të shekujve në lashtësi. Janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësi. Shekull i artë (kohë e artë) kohë e lulëzimit më të madh të shkencave e të arteve në historinë e një vendi.
2. Periudhë historike gjatë së cilës ka ndodhur ndonjë ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme ose është zhvilluar veprimtaria e ndonjë njeriu të shquar, epokë. Shekulli i Skënderbeut. Shekulli i teknologjisë. Shekulli i Voskopojës.
3. (me numërorin themelor një) bised. Një kohë shumë e gjatë, sa s’mbahet mend. Ka një shekull në vetmi. Kishte një shekull që e priste. Një ditë larg saj i dukej një shekull.
4. vjet., kryes. nj. Bota, jeta, njerëzia. Si gjithë shekulli edhe ajo. Fjalët e shekullit nuk mbarojnë. Rrinte e urtë faqe shekullit. Bukuri në shekull bukuri e dheut. Ishte stadiumi dhe e shekull kishte shumë njerëz.
✱Sin.: njëqindvjetor, njëqindvjeçar, qindvjetor, kavaljët, botë.
♦ Në shekuj të shekujve libr. shih në jetë të jetëve.
SHEKULLÓR,~E mb. Që ka ekzistuar prej shumë kohësh; që ka jetuar një shekull a shumë shekuj, që është prej shekujsh; që ka zgjatur shumë shekuj; shumë i lashtë, shumë i vjetër, qindvjeçar; kund. i vonë, i ri. Kullë shekullore. Rrap shekullor. Ullishtë shekullore. Rrënimi i pyjeve shekullore. Truall shekullor. Kanun shekullor. Armiqësi shekullore. Akull shekullor. Konflikt shekullor. Vuajtje shekullore. Prapambetje (errësirë) shekullore. Aspirata shekullore. Doke e zakone shekullore.
✱Sin.: i vjetër, qindvjeçar, njëshekullor, njëqindvjeçar, i lashtë, i hershëm, i dikurshëm, herak, antik, arkaik, i moçëm, i parë, parak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë