Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëqindtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËQINDTË

NJËQÍNDTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit njëqind në një vargpandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a në një renditje, në një klasifikim, në një seri etj., i qindtë. Kilometri i njëqindtë. Dita e njëqindtë. Kabina e njëqindtë.
2. bised. Që i përgjigjet një numri shumëmadh, por të papërcaktuar. Ia thanë (e paralajmëruan) për të njëqindtën herë.

QINDTË

QÍNDTË (i, e) mb. është i barabartë me një nga njëqind pjesët e njëjta, në të cilat ndahet një e tërë; bised. i njëqindtë. Centimetri është një e qindta pjesë e metrit. E qindta e lekut qindarka.

QINDTË

QÍNDT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Një nga njëqind pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë; e njëqindtë. Një e qindta e metrit centimetri. Në një të qindtën e largësisë. Me të qindtalekut me qindarka.

VITTHEMELIM

VITTHEMELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Viti i themelimit, koha kur është themeluar diçka. Vitthemelimi i njëqindtë. Vitthemelimi i njëqindenjëzetetretë i shtetit shqiptar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.