Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËQIND- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “njëqind”; “që ka njëqind...”, “që është me njëqind...”; “që zgjat njëqind...” (p.sh. njëqindditësh “që zgjat njëqind ditë”; po ashtu: njëqindfish, njëqindgradësh, njëqindmetërsh (sport.), njëqindvjeçar, njëqindvjetor etj.).
►NJËQINDFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Zmadhohet a rritet njëqind herë a njëqindfish, qindfishohet. Numri i shpendëve u njëqindfishua.
2. pës. e NJËQINDFISHÓJ. Çmimet e biletave u njëqindfishuan.
NJËQINDFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zmadhoj a e rrit njëqind herë a njëqindfish, qindfishoj. E njëqindfishoi çmimin.
NJËQINDFÍSHTË (i, e) mb. Që është njëqind herë a njëqindfish më shumë.
QINDFÍSH ndajf., bised. Njëqindfish. E shiti qindfish.
►QINDFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet edhe njëqind herë më i madh se ç'është; rritet njëqindfish. U qindfishua prodhimi. Qindfishohen mundësitë.
2. pës., vet. v. III. e QINDFISHÓJ.
✱Sin.: shumohet, shtohet, shumëfishohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë