Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËMENDËSÍM,~I m. Veprimi kur njëmendësoj ose kur njëmendësohet diçka, vërtetësim. Shoqëria bie në njëmendësim me qeverisjen e re. Njëmendësim në vend të certifikim. Njëmendësim karakterial. Njëmendësim personal.
PLOTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazëta në organikë.
2. I shtoj diçka që i mungon, e bëj të plotë duke i shtuar diçka. Plotësoj shumën (numrin). Plotësoj paratë që duhen. E plotësoi artikullin me citime.
3. Mbush me shkrim një formular, një letër të bardhë etj. sipas disa kërkesave. Plotësoj formularin. Plotësoj dokumentet.
4. Kryej një detyrë, një porosi etj., bëj atë që më kërkohet; e çoj deri në fund diçka, e mbaroj; përmbush. Plotësoj detyrën (kërkesën, porosinë). Plotësoj nevojat (kërkesat).
5. Kënaq, përmbush. Ia plotësoi dëshirën. Nuk ia plotësojnë tekat fëmijës.
✱Sin.: mbush, përmbush, zë, zëvendësoj, kryej, realizoj, mbaroj, mbyll, përfundoj, sos, sendërtoj, njëmendësoj, kënaq, përgjigjem, shtoj, zgjeroj, pasuroj, përditësoj, bashkëngjis, siguroj.
PËRMBÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. E kryej plotësisht një detyrë që më është ngarkuar a besuar; e plotësoj. I përmbushën të gjitha detyrat. E përmbushën me nder misionin që u ishte ngarkuar në Kongresin e Manastirit.
2. Zbatoj diçka për të cilën jam zotuar; plotësoj një dëshirë, një urdhër etj. E përmbushi zotimin. Ia përmbushi dëshirat. I përmbushi ëndrrat shekullore për liri e demokraci. E përmbushi detyrën me përpikëri.
3. I përgjigjem plotësisht diçkaje, kam kushtet e përshtatshme për diçka, plotësoj. I përmbush plotësisht kushtet për...
✱Sin.: plotësoj, kryej, realizoj, mbaroj, arrij, sendërtoj njëmendësoj, mbyll, sos, kënaq, vë, zbatoj.
VËRTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pohoj se diçka është e vërtetë a e saktë, pasi e kam shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi, me prova etj. vërtetësinë ose saktësinë e diçkaje; tregoj se diçka është plotësisht e vërtetë dhe e saktë; e gjej vërtet si është puna. Vërtetoj një tezë. E vërtetoi me shkrim me prova të reja. E vërtetoi dyshimin (diagnozën). E vërteton shkenca. E ka vërtetuar jeta (historia).
2. Tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë, duke e nënshkruar. Vërtetoj shkresën (dokumentin, faturën).
3. mat. Provoj vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike, arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar. Vërtetoj një teoremë. Vërtetoi teoremën e Pitagorës.
✱Sin.: dëshmoj, provoj, argumentoj, faktoj, vërtetësoj, njëmendoj, njëmendësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë