Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëmendësohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËMENDËSOHET

NJËMENDËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e NJËMENDËSÓJ. Vepër madhore, ku njëmendësohet çështja kombëtare. Ëndrra e tij po njëmendësohet.
Sin.: plotësohet, përmbushet, vërtetësohet.

NJËMENDËSUESHËM

NJËMENDËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mundnjëmendësohet.

PLOTËSOHEM

PLOTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zihet, mbushet. Vendet e zbrazëta u plotësuan.
2. vetv. Arrij gjithçka kam dashur a synuar; kënaqem, përmbushem.
3. pës. e PLOTËSÓJ.
Sin.: mbushem, përmbushem, zihem, kryhet, realizohem, mbarohet, mbyllem, soset, sendërtohet, njëmendësohet, kënaqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.