Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKATDHETÁR mb. 1. Që ka të njëjtin atdhe me një tjetër a me të tjerë, bashkëkombës. Jemi bashkatdhetarë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bashkatdhetarët e mi. Dëshirat e bashkatdhetarëve. Tubimi i bashkatdhetareve. Bashkatdhetarët kanë ndihmuar për rindërtimin e shkollave në vendlindje.
✱Sin.: bashkëkombës, bashkëvendës, njëkombës, njëgjakës, patriot, bashkëpatriot.
NJËGJÁKËS,~I m. sh. ~, ~IT libr., vjet. Ai që është prej një gjaku me dikë tjetër, njëkombës, bashkatdhetar. Njëgjakësit tonë.
✱Sin.: bashkatdhetar, njëkombës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë