Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËHERSHMËRÍ,~A f. Diçka që ekziston, që ndodh ose që kryhet në të njëjtën kohë me diçka tjetër; njëkohësi. Ai shkruan me sinqeritet, njëhershmëri dhe me finesë. Softueret e ngjashme mundësojnë njëhershmëri dhe qasje të problemit në formë argëtimi.
NJËKOHSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i njëkohshëm; vetia e diçkaje që është e njëkohshme; njëkohësi.
NJËKOHËSÍ,~A f. Të qenët i njëkohshëm; të ndodhurit në të njëjtën kohë. Njëkohësia e ngjarjeve. Raport njëkohësie (gjuh.). Ekziston njëkohësi në ekonomi, muzikë, fizikë, komunikim dhe matematikë.
✱Sin.: njëkohshmëri, sinkroni.
SINKRONÍ,~A f., spec. 1. Ndodhja në të njëjtën kohë e dy a më shumë dukurive; njëkohësi. U pa një sinkroni e reagimeve.
2. tek. Përputhja në një kohë e veprimeve, e punës a e lëvizjeve të aparateve e të pjesëve të pajisjeve të ndryshme; rregullimi në një kohë. Sinkronia e lëvizjeve të mekanizmave. Rregulluesi i sinkronisë së aparaturës.
3. gjuh. Gjendja e një gjuhe në një etapë historike të zhvillimit të saj. Sinkronia dhe diakronia. Shqyrtime që marrin në analizë sinkroninë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë