Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëjtësoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARAZOJ

BARAZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I bëjbarabartë nga madhësia, nga pesha, nga numri etj.; bëj barabar, barabit; njëjtësoj. Barazoj përfundimin. Barazoi pikët. I barazojmë dy shifra. Barazoj buxhetin (fin.).
2. kal. I japnjëjtin vlerësim, duke e krahasuar me një tjetër, e vlerësoj njësoj; krahasoj. E barazoi me veten. Nuk barazohet me .
3. fig., keq., kal. Shpërfill çdo dallimvlera ndërmjet dy njerëzve; rrafshoj, niveloj. Kjo metodë letrare barazonte vlerat e cilësitë e heronjve.
4. sport., jokal. Arrij ta bëjbarabartë përfundimin e një ndeshjeje, të një loje etj. U përpoqënbarazonin. Barazuan në minutën e fundit.
Sin.: njëjtësoj, njësoj, barabit, rrafshoj, niveloj.
E barazoj (e shumëzoj) me *zero (dikë a diçka) shpërf.

IDENTIFIKOHEM

IDENTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e IDENTIFIKÓJ.
Sin.: njëjësoj, njëjtësoj, barazoj, njëjësohem, njëjtësohem, barazohem, barabitem.

IDENTIFIKOJ

IDENTIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1.shenjën e barazimitplotë midis dy gjërave, i përqas dhe i quajnjëjta, njëjtësoj. Identifikon dëshirat me mundësitë.
2. drejt. Arrijnjoh një njeri sipasdhënavendryshme ose të gjurmëve që ka lënë, e zbuloj kush është ai që kërkoj; zbuloj e përcaktoj një send, një gjurmë etj., që më duhet për të vërtetuar diçka. E identifikuan vjedhësin (vrasësin, viktimën).
3. Zbuloj e përcaktoj plotësisht tiparet dalluese të një bime, të një kafshe etj. dhe gjej klasën a llojin ku bën pjesë, moshën, afritë me qenie e sendetjera etj. Identifikoj një bimë (një kafshë, një fosil, një gur mineral).
Sin.: njëjtësoj, barazoj, zbuloj, analizoj, klasifikoj, përshkruaj, përcaktoj.

NJËJTËSIM
NJËJËSOJ

NJËJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Njëjtësoj, njësoj.
2. vjet. Barazoj.

NJËMEND

NJËMÉND vep., ~A, ~UR libr., kal. Njëjtësoj, barazoj.

NJËPËRNJËSOJ

NJËPËRNJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Njëjtësoj, barazoj. Njëpërnjësoi veten me shokun.

NJËTRUPËZOJ

NJËTRUPËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj një trupvetëm; shkrij, ngjis, bashkoj, njëjtësoj, përnjësoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.