Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARAZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur barazoj dikë a diçka me një tjetër a me të tjerë ose kur barazohem; njësim. Barazimi i plotë. Barazimi i të drejtave. Barazimi i masës së peshave. Bëj barazim. Kriteri i barazimit të pronave.
2. sport. Përfundim i barabartë i një ndeshjeje a i një loje, kur asnjëri nga kundërshtarët nuk fiton. Barazim pa gola. Goli i barazimit. Bëri barazim. Përfundoi (loja) me barazim.
3. mat. Formulë matematike që ka dy anë me madhësi e me vlerë të barabartë ndërmjet tyre; ekuacion; Barazim numrash. Barazim algjebrik. Barazim me një të panjohur. Barazim përfundimtar. Barazimi i drejtëzës (i valës, i energjisë, i kohës, i lëvizjes). Barazimi i këndeve. Shenja e barazimit. Zgjidh një barazim.
4. gjuh. Krahasim, përqasje, ballafaqim. Barazime etimologjike e toponomastike.
5. vjet. Barazi. Barazim kombëtar. Barazim ligjor. Parimi i barazimit.
✱Sin.: njësim, njëjtësim, barabitje, krahasim, përqasje, ballafaqim.
♦ Vë *shenjën e barazimit libr.
IDENTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur identifikoj ose kur identifikohem. Identifikim i vështirë. Identifikimi i viktimës.
✱Sin.: njëjësim, njëjtësim, barazim, zbulim.
NJËMÉNDJ/E,~A f. Njëjtësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë