Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkoj në një të vetme, lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; bashkoj në një njësi, përqendroj në një; e bëj të njësishëm. Njësoj forcat. Njësoj një organizatë. Njësoj komandën. usht.
2. E bëj të njësuar, të përgjithshëm e të përbashkët, e bëj një për të gjithë. Njësuam gjuhën (drejtshkrimin, normën gjuhësore).
3. Bëj të njëjta a shumë të ngjashme gjëra të ndryshme, i bëj të njëtrajtshme; i bëj të barabartë, barazoj, bëj njësoj. Njësoj veshjen. Njësoj çmimet. Njësoj monedhën. Njësoj kërkesat. Njësoj programet shkollore.
✱Sin.: unifikoj, njëzoj, bashkoj, njëjësoj, barazoj, sheshoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë