Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëjësohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJËJTËSOHET

NJËJTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Bëhet i njëjtë me diçka tjetër, barazohet.
2. pës. e NJËJTËSÓJ.
Sin.: njëjësohet, barazohet.

NJËSOHET

NJËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bashkohet në një të vetme, lidhet me të tjerë dhe formon një të tërëvetme e të pandashme; bashkohet në një njësi, përqendrohet në një; bëhet i njësishëm. Njësohet kombi. Njësohet një parti (një organizatë). Njësohet popullsia.
2. vetv. Bëhet i njëjtë a shumë i ngjashëm, bëhet i njëtrajtshëm; bëhet i barabartë, barazohet; bëhet njësoj. Njësohen veshjet. Njësohen mendimet (pikëpamjet).
3. pës. e NJËSÓJ. Njësohen çmimet.
Sin.: unifikohet, njëzohet, bashkohet, njëjësohet, sheshohem, barazohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.