Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IDENTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur identifikoj ose kur identifikohem. Identifikim i vështirë. Identifikimi i viktimës.
✱Sin.: njëjësim, njëjtësim, barazim, zbulim.
NJËJTËSÍM,~I m., libr. Veprimi kur njëjtësoj ose kur njëjtësohet diçka.
✱Sin.: njëjësim, identifikim, barazim.
NJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur njësoj ose kur njësohet diçka. Njësimi i kombit. Njësimi i gjuhës letrare (i drejtshkrimit). Njësimi i komandës (usht.). Njësimi i monedhës. Njësimi i çmimeve. Njësimi i programeve shkollore. Njësimi i mendimeve (i pikëpamjeve). Njësimi i kërkesave. Njësime rregullash.
✱Sin.: njëzim, unifikim, bashkim, njëjësim, sheshim, barazim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë