Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËFORMËSÍ,~A f. Të pasurit e një forme të vetme, të qenët i njëtrajtshëm, njëtrajtshmëri; kund. shumëformësi. Njëformësia e paraqitjes së poezive. Në këtë vend të sheh syri kudo simetri dhe njëformësi.
NJËTRAJTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i njëtrajtshëm; vetia e diçkaje që është e njëtrajtshme; të qenët njëlloj a me të njëjtat veti në të gjitha pjesët përbërëse, të qenët pa ndryshime. Njëtrajtshmëria e tokës. Njëtrajtshmëria e shtresës. Njëtrajtshmëria e ngarkesës. Njëtrajtshmëria e lëvizjes (fiz.). Njëtrajtshmëria e fijeve të tekstilit. Njëtrajtshmëria e informacionit në media. Njëtrajtshmëria e ditëve të saj. Njëtrajtshmëria shkakton monotoni.
✱Sin.: njëtrajtësi, njëformësi, uniformitet.
SHUMËFORMËSÍ,~A f. vet. nj., libr. Të qenët shumëformësh, paraqitja e diçkaje në shumë forma të ndryshme; kund. njëformësi. Shumëformësi e rrëfimtarit. Shumëformësia e gjuhës. Shumëformësi trajtash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë