Fjalori

Rezultate në përkufizime për “njëckë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJË

NJË num. 1. Numri i parëvargun e numraveplotë, numri 1; numri i plotë më i vogël, që shënon njësinë më të vogël; njësia më e vogël në një grup, që shënohet me këtë numër. Numri një. Tridhjetë e një. Një dhe një bëjnë dy. Është një orë larg. Peshon një kilogram. Ka një vajzë. Ndenji vetëm një ditë. Bleu një metër stof. Një për qind e grurit. Një e dhjeta e prodhimit. Pa thënë një, nuk thonë dy. (fj. u.).
2. si num. I parë. Dhoma një. Radha një. Karrigia një. Lagjja një. Hyrja një. Vëllimi një.
Sin.: i njëjtë, i parë, njëzë, njëckë.
Bathë bathë po një kokërr (po një koqe) iron. S’bën një *kacidhe (diçka). Me një *gur vret dy zogj (dikush). E hedh me një *gisht (dikë). Mat shtatë *herë e pret një herë (dikush). *Numër një. Numëron deri në një (dikush) iron., tall. është i pashkollë e fare i paditur, nuk ka njohuri për diçka; është fare fillestar në një punë a në një detyrë. As një për *farë. Me një *fjalë. Një e dy... (një më dy...) shumë shpesh, vazhdimisht (përsëritet po ajo gjë). Pa një pa dy patjetër, medoemos e pa asnjë kundërshtim, pa ngurruar e pa lëkundje; pa e zgjatur. Një nga *dhia e dy nga vija. Edhe me një *këmbë… Si një e një (që) bëjnë dy me siguriplotë, pa asnjë dyshim, patjetër, medoemos; me mijë për qind. Një për (më) një gjitha, pa lënë asgjëharresë, pa kapërcyer asgjë, me radhë e me hollësi; kokërr për kokërr; fjalë për fjalë. Sa të thuash një shumë shpejt, menjëherë, në një kohë shumëshkurtër, në çast; sa marrësh frymë; fët e fët; aty për aty; sa të thuash pesë. Unë një e ai njëqind është llafazan i madh, të mbyt me fjalë, nuk të lë të flasësh; ka dymbëdhjetë gjuhë (dikush) përçm.; sikur ka ngrënë katëkun e pulës (dikush) tall.; flet me pesë gojë (dikush) mospërf. E verbon (e qorron) një *sy (dikush).

NJËCKË

NJË́CKË num., bised. Një, vetëm një, asnjëshumë (për diçkavogël ose të rrallë). jep (dua) vetëm njëckë. “Njëckë” do të thoshte Poradeci i lirikave shqiptare. Njëckëvetëm.

NJËKË

NJË́KË num.kam a më duhet vetëm një; një, njëckë.

NJËZË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.