Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NITRIFIKÚES,~E mb., kim. Që shndërron, që ndihmon shndërrimin e amoniakut në nitrit ose e amoniumit në nitrat; kund. çnitrifikues. Bakteret nitrifikuese konvertojnë amoniakun në nitrite dhe nitrate. Aftësisë nitrifikuese të azotit.
NITRIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT kim. Ai që shndërron, ai që ndihmon shndërrimin e amoniakut në nitrit ose e amoniumit në nitrat. Ekzistojnë dy grupe nitrifikuesish. Nitrifikuesit kanë një sistem të zhvilluar mirë brenda membranave citoplazmike. Temperatura optimale për zhvillimin e nitrifikuesve është 25-30° C. Nitrifikuesit nuk rriten në mjedise të zakonshme ushqyese. Aktiviteti i nitrifikuesve të baktereve.
NITRÍT,~I m., kim. Kripë e acidit nitrik. Ushqime të pasura me nitrit sode. Nitritet ekzistojnë në ushqimet e përpunuara. Përdorimi i nitritit të azotit, ose gazi gazmor. Nitrit natriumi përdoret si fiksues ngjyrash dhe si ruajtës për mishrat dhe peshkun, në farmaceutikë dhe si antidot për helmimin me cianid.
SALPET/ËR,~RI m., min. Emri i zakonshëm i nitratit të potasit, formohet atje ku ka substanca organike të azotuara që janë duke u prishur. Taliacetë ndahen në tre rende: Pirosomidët, Doliolidët dhe Salpet, të cilët nuk paraqesin ndryshime. Azoti gjendet gjithashtu në depozitat minerale të nitrit ose salpetrit (nitrat kaliumi, KNO3)
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë