Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nikotinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUHAN

DUHÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bot. (lat. Nicotiana tabacum) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcelltrashë e të lartë dhe me gjethegjera, të cilat përmbajnë nikotinë dhe kanë shijehidhur. Duhan i shkurtër (i gjatë).Duhan i bardhë. Duhan gërxhall.Duhan gjethemadh (gjethevogël). Duhan vjeshtak. Duhan vendi. Duhan plepi (bot.) lloj duhani që e ka gjethen si të plepit. Gjethe (lule, kërcell farë, rasat) duhani. Lehe duhani. Llojet e duhaneve. Vrugu i duhanit. Hiri i duhanit. Brumbulli (buburreci) i duhanit (zool.).
2. Gjethekësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare ose për t'u pirë me llullë. Duhan i fortë (i butë). Duhan i keq. Duhan i tharë (i grirë, i pagrirë). Duhan çibuku. Kuti (qese) duhani. Tym duhani. Përpunimi (fermentimi) i duhanit. Vargje (dengje) me duhan. Than (grin) duhan. E mësoi duhanin filloipijë duhan. Pi duhan. E la duhanin nuk pi më duhan. Ndalohet duhani! Duhan i egër (lat. Hyoscyamus niger) madërgonë. Zjarri i duhanit (zjarri i egër) (bot.). Duhani ka lënëbaltë gomarin. (fj. u.). Duhani është i keq për shtëpi e shëndet. (fj. u.). Kush pi duhan në të ri, pendohetpleqëri. (fj. u.).
3. bised. Cigare. Tavëll duhani. Dredh (ndez) një duhan. U dha nga një duhan.
Në *lëmëduhanit. E var (e vjerr) në *qeseduhanit (dikë).

NIKOTINIK

NIKOTINÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me nikotinën, që përmban nikotinë, i nikotinës. Acid nikotinik.

NIKOTINIZËM

NIKOTINÍZ/ËM,~MI m., mjek. Helmim me nikotinë, helmim me duhan.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.