Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMVÍS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [AMVÍS/E,~JA] Gruaja që mbarështon shtëpinë e vet dhe kujdeset për të; zonja e shtëpisë; grua që di të mbajë rregull në shtëpi, të bëjë ekonomi e ta qeverisë mirë shtëpinë. Amvisë e mirë. Amvisa e shtëpisë. Amvisa përgatit darkën. Amvisa e mirë di të kursejë. Ku është amvisa, shtëpia s’mbetet në erë. (fj. u.). Një shtëpi pa amvisë është si kopshti pa ujë. (fj. u.).
✱Sin.: shtëpiake, shpianike, nikoqire.
SHAMIBÁRDHË mb. 1. Që ka vënë në kokë një shami të bardhë (për vajzat e gratë); kund. shamizezë. Vajzë shamibardhë. Lotët e nënave shamibardha.
2. fig. Që e mban të pastër shtëpinë, mjedisin që e rrethon, punëtore, pastërtore. Grua shamibardhë. Nikoqire shamibardhë.
✱Sin.: punëtore, pastërtore, e papërtueshme, duarshkathët, flutur, e shkathët.
ZÓNJA (e) f. sh. ~T (të) vet. tr. e shquar. 1. Pronarja e diçkaje, ajo që zotëron një pasuri a diçka tjetër; ajo së cilës i përket diçka. E zonja e mallit. E zonja e librit.
2. Amvisa, gruaja e shtëpisë. E zonja e shtëpisë. Do gjëri të zotin dhe shtëpia të zonjën. (fj. u.).
✱Sin.: burrëreshë, trime, atkinë, amvisë, nikoqire, pronare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë