Fjalori

Rezultate në përkufizime për “nikel”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALPAKË

ALPÁK/Ë,~AII f. Lidhje e bakrit me zink dhe me nikel, që ka pamjen e argjendit dhepërdoret për të bërë lugë, pirunë, kupa, kuti duhani etj. Alpakë shkëlqyese. Bleva dy kupa prej alpake.

AR

AR,~II m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrëverdhë, që është i butë e punohet mirë dhepërdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë vlere; flori (simboli Au). Ar i pastër (i kulluar). Shufër ari. Monedhë ari. Medalje (unazë, kupë, dhëmbë etj.) ari. Fill ari. Minierë ari. Ngjyrë ari. I larë me ar. Vesh me ar.
2. Fill i praruarpërdoret për qëndisje; bised. veshje e qëndisur me këtë fill. Jelek ari. Qëndis me ar. I veshur në ar.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme ari ose sendetjera: Ar i bardhë kim. metal fisnik krijon lidhjen ar, nikel e platin dhe përdoret për bizhuteri dhe si shtresë në emetimin e të hollave. Ar 12-karatësh ar me pastërti pesëdhjetë për qind. Ar 18-karatësh ar me pastërti shtatëdhjetë e pesë për qind. Ar 24-karatësh ar me pastërti mbi nëntëdhjetë e nëntë për qind.
Ar i bardhë libr. pambuk. Ari i gjelbër libr. drurët e pyjeve si lëndë shumë e vlefshme për ndërtim, për orendi etj.; pyjet si pasuri e madhe. Ari i zi libr. nafta ose qymyri si pasurimëdha për njerëzimin. I ra ari në *ujë (dikujt). *Fjalë ari (e artë). Merr ar pa kapar (dikush) mëson e fiton mençuri nga cilido, është i hapur për të përfituar kurdoherë e nga kushdo. peshon me ar (me *flori). Ta shet bakrin për ar (dikush) shih ta shet sapunin për djathë (dikush).

FERRONIKEL

FERRONIKÉL,~I m., kim. Lidhje e hekurit me nikel. Industria e ferronikelit.

GALVANIZIM

GALVANIZÍM,~I m., tek. Veprimi kur galvanizojmë a kur galvanizohet diçka. Galvanizim me ar (me nikel). Reparti i galvanizimit.

GALVANIZOJ

GALVANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kim., fiz. Vesh një send metalik me një shtresëhollë metali që nuk ndryshket, duke e zhytur në një tretësirë, i cili përshkohet nga rryma elektrike. Galvanizoj me ar (me krom). Galvanizoj me argjend argjendoj. Galvanizoj me nikel nikeloj. Galvanizojnë medaljet. Galvanizojnë lugët (unazat).

2. fig., libr. I jap një vrullpërkohshëm, nxit për një çast veprimtarinë e dikujt a të diçkaje; entuziazmoj. I galvanizoi njerëzit. Galvanizon energjitë.

HEKUR-NIKEL
MANGANINË

MANGANÍN/Ë,~A f. Aliazh rezistent me tri metale, i cili përmban zakonisht 86% bakër, 12% mangan dhe 2% nikel. Tela me manganinëemaluar.

NIKELOHET

NIKEL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e NIKELÓJ. Pastrohet me letër smerili para se të nikelohet.

NIKELOJ

NIKEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vesh me një shtresëhollë nikeli një send prej metali për ta mbrojtur nga ndryshku e për t’i dhënë shkëlqim si të argjendit. Nikelojnë thikat (pirunët, lugët). Nikelojnë veglat e punës.

PIRIT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.