Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGÚTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që kërkon një zgjidhje të shpejtë; që nuk pret të shtyhet për më vonë; urgjent. Rast i ngutshëm. Nevoja (kërkesa) të ngutshme. Problem i ngutshëm. Detyrë e ngutshme. Kam punë të ngutshme.
2. Që kryhet menjëherë e pa asnjë vonesë, që bëhet me ngutësi, i shpejtë e i menjëhershëm. Vendim i ngutshëm. Ndërhyrje e ngutshme. Bënë një mbledhje të ngutshme.
3. Që ngutet, i ngutur. Njeri i ngutshëm.
✱Sin.: jetësor, i domosdoshëm, i rëndësishëm, urgjent, i mprehtë, jetik, jetësor, therës, i shpejtë, i menjëhershëm, i rrëmbyer, i ngutur, i ethshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë