Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGËSHTÍ,~AI f., krahin. 1. Shtrëngim nga ngushtësia. Kishte angështi jete.
2. Gjendje shpirtërore e nderë, shtrëngim i brendshëm. Kam (ndiej) angështi. Më hipën (më pushton) një angështi.
✱Sin.: ngushti, ngushticë, shtrëngesë, rëndesë, vështirësi, varfëri, skamje, tendosje, nderje, shqetësim, acarim, ankth, makth.
ANGËSHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur angështoj ose kur angështohem.
2. Gjendja kur angështohem. Ngushti, ngushtesë, angështi. Kam një angështim. Vuaj nga angështimi.
NGUSHTÉS/Ë,~A f. Ngushti.
NGUSHTLLË́K,~U m. Gjendje e vështirë; ngushticë, ngushtësi, ngushti. I erdhi ngushtllëk teksa pa mikun në derë të shtëpisë. Ngushtllëku të bën ta harrosh krenarinë. Ngushtllëku e fukarallëku të çojnë në derë të hasmit. (fj. u.).
VELVÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shqetësim, ankth, ngushti prej një halli a prej të papriturave të mundshme; merak i madh; siklet; tension. E ka kapur velvelja. I ka hyrë velvelja e shkollës. S’e di çka pati, veç e kapi velvelja.
2. Synim, dëshirë, ambicie. Njeri me velvele. I ka hyrë velvelja për të vazhduar studimet. I ka hyrë velvelja për plazh.
✱Sin.: vërlimë, valavicë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë