Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngushtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFROHEM

AFR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lëviz duke iu afruar dikujt a diçkaje, i shkojpranë dikujt e diçkaje; kund. largohem. I afrohem rrugës kryesore. I afrohem banesës sime. I afrohem parkut. Afrohem te djepi. Iu afrua nënës. Afrohu! (usht., sport.) komandë për të zvogëluar largësinë midis rreshtave, për t’i bërë rreshtat më të shpeshtë.
2. vetv., vet. v. III Vjenafër kohësisht, ndodhafër, afrohetkohë, zvogëlohet koha për të kryer a për të përfunduar diçka; kund. largohet. Afrohetftohtët. Afrohenkorrat. Afrohet agimi (muzgu). Afrohet pranvera (vera, vjeshta, dimri). Afrohet Viti i Ri. Afrohet Dita e Mësuesit. U afruan pushimet e dimrit. Po afrohet dasma e djalit. Iu afrua fundi.
3. fig., vetv. Mbërrij afër një qëllimi, një caku; arrij përfundimin e diçkaje; është në të mbaruar e sipër. I afrohem fundit (zgjidhjes).
4. fig., vetv. Shoqërohem ose bëhem i afërt e i dashur me dikë, miqësohem, lidhem ngushtë me dikë; i ndihmoj, i jap krahun, i rri pranë dikujt, e bëj për vete dikë me qëllimcaktuar; kund. largohem. Afrohem me shoqërinë. Afrohem me njerëzit. Afrohem me fqinjët.
5. vetv. Jam si dikush, jam i ngjashëm me dikë ose përngjaj me dikë; bëhem pothuajse i njëjtë me dikë a me diçka tjetër; kund. largohem. Afrohemmendime. Afrohen nga botëkuptimi (qëndrimet, shijet). Afrohen nga shprehitë. Afrohem në interesimet. Nuk i afrohet (nuk i vjen) as te gishti (te thoi) i këmbës dikujt nuk mundkrahasohet aspak me dikë, është shumëlart se dikush.
6. pës. e AFRÓJ.
I janë afruar *ditët (dikujt).

AFROJ

AFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E çoj afër dikujt ose diçkaje; i sjellafër ose më pranë njëri-tjetrit; kund. largoj. Afroj dollapët (tryezat, karriget). Afroi librattryezë. Afruan shtretërit te muri. Afroj këmbët (duart). Ma afroi kokën (shpinën). Afroj kompjuterin.
2. kal. Shkurtoj kohën, sjellpranë një ndodhi, një ngjarje a një festë; e sjell një punë pothuajsembarim, e shpie kah përfundimit; kund. largoj. Afroi ditën e shkuarjes. Afroj ditën e martesës. Ia afroi shlyerjen e borxhit. Afroj ditën e përurimit të autostradës. Afroj hapjen e punimevekonferencës.
3. fig., kal. Miqësoj, shoqëroj ose lidh mes vete dy a më shumë veta; i bëjngushtë ose të afërt.
4. fig., kal. Zvogëloj ndryshimet ose dallimet mes dy a më shumë gjërave. Afrojmë teorinë me praktikën. Afrojmë kushtet e jetesëstyre. Asfalti afroi fshatin me qytetin.
5. fig., kal. Bëj për vete dikë; tërheq dikë për t’u shoqëruar a miqësuar, miqësoj; e bëj dikë timin, e bëj dikë më të afërt për një qëllimcaktuar, e futrrethin e ngushtë; kund. largoj. Afroj me fjalë e me sjelljemirë. Puna i afroishumë. E afroi me lajka. E afroishoqërikeqe.
6. kal., vet. v. III E bën diçkaduketafër, zmadhon (për thjerrëzat); kund. largon. Syze (dylbi) që afrojnë. Afroj me xham zmadhues.
7. jokal. Afrohem.. Afroi mbrëmja shpejt. Afroi stuhia. Afroi dita e ditëlindjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga shprehitë.
I afron *fundin (dikujt).

AFËRM

ÁFËRM,~I (i) m. kryes. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që ka lidhje gjaku ose lidhje familjarengushta me dikë, farefis. I afërmi im. Familjarët dheafërmit e tjerë. Bashkohem me të afërmit. Ftojafërmit.
2. Ai që bën pjesë në një rrethngushtë bashkëpunëtorësh që janëafërt profesionalisht ose që punon bashkë me dikë në një institucion ose në një veprimtari tjetër. E kam bashkëpunëtorafërm. Bisedo me njeriun e afërm!

AFËRM

ÁFËRM,~JA (e) kryes. sh. ~E, ~ET (të) 1. Ajo që ka lidhje gjaku ose lidhje familjarengushta me dikë, farefis. E afërmja e nënës. Erdhënafërmet tona. U bëmë bashkë me të afërmet. I takovaafërmet e mia.
2. Ajobën pjesë në një rrethngushtë bashkëpunëtorësh që janëafërt profesionalisht ose që punon bashkë me dikë në një institucion ose në një veprimtarinë tjetër. E kamafërme.

AGJOSH

AGJÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ulluk, lug teneqejevihet nën strehëçatisë për të mbledhur ujërat. Agjosh i ngushtë (i gjerë). Agjosh llamarine. Rregulloj agjoshin. Agjosh ahu. Rrjedhagjosh. Hap agjosh.

AGREGAT

AGREGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bashkim i elementevendryshme në një tërë; tërësi e pjesëve përbërëse diçkaje, të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dheplotësojnë njëra-tjetrën. Agregat kimik grup molekulash që qëndrojnë bashkë përmes lidhjevedobëta.
2. tek. Tërësi makinashndryshmekrijojnë një sistempërbashkët funksional, zakonisht për shndërrimin e një formeenergjisëtjetrën; grup veglash të një makine, që kryejnëbashku një proces pune. Agregat elektrik (me naftë). Agregate makinerie. Agregat bujqësor. Agregat petëzimi (çimentimi). Agregat ftohës. Agregatet e kombajnës. Punëtori i agregatit. Agregate ndriçuese. Agregat rryme (gjenerator). Agregat për beton.
3. min. Bashkim i mineralevendryshme në një shkëmbvetëm. Agregatet minerare. Agregatet shkëmbore. Agregate kristalike. Agregat i vogël. Agregat i madh.
4. bujq. Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcaveveçanta dhe që nuk prishet në ujë. Agregat dheu.
5. inxh. Përzierje materialesh të grimcuara (zhavorr, rërë, gurëthyer) që përdoren për të bërë beton. Agregat guri. Sasia agregatit për përgatitjen e betonit. Llojet e agregateve. Vetitë fizike-mekanike të agregatit të gurit.
6. stat. Tërësidhënashndryshmeshfaqen në një përmbledhjepërbashkët për analizë. Analiza statistike e agregateve.
7. ek. Tërësi ndryshorësh ekonomikë, financiarë etj. si kërkesë. Agregatet ekonomike. Agregatet monetare.
8. soc. Grup individësh ose elementesh që krijojnë një tërësi; bashkësi njerëzish që nuk formojnë një grupstrukturuar, por që ndajnë një hapësirë ose qëllimpërbashkët. Agregat shoqëror.
9. gjuh. Bashkësi fjalëshlidhen në një kontekst. Agregat fjalësh. Agregat formash leksikore (morfologjike).

ALEATE

ALEÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Anëtare e një aleance; besëlidhëse. Aleate parimore. Marrëveshje me aleaten. Aleate e Shqipërisë (e Kosovës).
2. Ajolidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllimenjëjta; përkrahëse aktive e dikujt. Aleate besnike (e ngushtë). Aleate serioze. Nënshkroi marrëveshjen me aleaten. Aleate lufte.
Sin.: besëlidhëse, besëtare, besatare, bashkëpunëtore, bashkëpunuese, mbështetëse, bashkëluftuese, përkrahëse, ndihmuese, partnere, mike, besnike.

AMFORË

AMFÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkeol. Enë balte me dy vegë, me grykëngushtë, që përdorej për të mbajtur ose për të bartur vaj ulliri, verë, mjaltë, drithë. Amforë qeramike. Amforë ilire. U zbuluan katër amfora në vendgërmimet e Durrësit.

AMPULË

AMPÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT farm. Gyp i ngushtë e i shkurtër prej qelqi ose plastike, me një zgjatim me majë dhe i mbyllur, që mban brenda bar të lëngshëm, që shërben për injeksione, infuzione etj.; flakon. Ampulë me ujë të distiluar. Thyej ampulën. Ampulë me antibiotik. Ampula përmban një dozë antibiotiku. Ampula hapet duke e thyer majën e saj. Marr ampula. Mjeku i përshkroi ampula.

ANARE

ANÁR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Buzë are e papunuar. Mbeti anarja shkret.
2. Rrip i ngushtë toke në një skaj are a fushe. I ra hise një anare. Anare e ngushtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.