Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGUSHËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ngushëlloj ose kur ngushëllohem nga dikush a diçka. Ngushëllimi i të afërmve. Telegram (letër) ngushëllimi. Fjalë ngushëllimi. Shkoj për ngushëllim. I sjell ngushëllim.
2. kryes. sh. Fjalët dhe ndjenjat që shprehim për të ngushëlluar dikë kur i vdes një i afërm. Shpreh (paraqit) ngushëllimet e mia. I dërgoi ngushëllimet. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!
3. Ajo që e qetëson dikë e që ia lehtëson një dhembje, një hidhërim; ajo që i largon dëshpërimin, Ngushëllimi i tij i vetëm. Gjen ngushëllim vetëm te pija.
✱Sin.: ngushëlli, lehtësim, qetësim, ligjim, përdëllim, rënkim, përdëllesë, kundërhelm, bar, ilaç, shërim, balsam, melhem, keqardhje, prehje, mallëngjim, qetësi.
►PËRDËLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Gjej ngushëllim, ngushëllohem; më pushon dhembja që ndiej në zemër për dikë a për diçka. Qante dhe s’përdëllehej dot.
2. pës. e PËRDËLLÉJ.
✱Sin.: ngushëllohem, mallëngjehem.
SHKUSHËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Nuk ngushëllohem dot.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë