Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hyn në një trup një send i mprehtë ose me majë. Iu ngul një gozhdë. Iu ngul një gjemb (një spicë) në këmbë.
2. fig., vetv. Zë vend fort diku dhe nuk lëviz, qëndroj gjatë diku e nuk lëviz që andej; kund. shkulem, çngulem. U ngul te dera (te shkallët). U ngul te shkëmbi. U ngul në vend. Ai ngulet e nuk di të shkulet më.
3. fig., vetv. Zë vend diku për të banuar e për të jetuar, vendosem diku; kund. shkulem, shpërngulem. U ngulën në fshat (në tokat e reja). U ngulën aty para dhjetë vjetësh (pas tërmetit).
4. fig., vetv., vet. v. III Më lë mbresë të fortë e të pashlyeshme, zë vend në mendje a në kujtesë dhe nuk largohet; kund. shkulet. Më është ngulur në mendje (në kokë, në zemër). M’u ngul si thikë ajo fjalë. Iu ngul keq dikujt e pësoi keq, e hëngri keq.
5. pës. e NGÚL. U ngulën kazmat. U ngulën çadrat e para në plazh.
✱Sin.: futet, hyn, fiksohet, shkon, rraset, zë, farohem, faroj, vendohem, nguloj, vendosem, ngul, faros, farosem, vendos, zates, zatetem, selitem, mendohem, ngulitet, rrënjoset, përqendrohet.
♦ Nuk ngulet (nuk lidhet) në një *hu (dikush). Iu ngul (iu ngulit) në *kokë (dikujt). Iu ngul (iu ngulit) në *mendje (dikujt). Iu ngul (iu ngulit) në *tru (diçka). Më është ngulur (më është ngulitur) në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë