Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARRÁSH,~E mb. 1. Që është i përgjegjshëm për ato që thotë a që bën, që mban përgjegjësi duke i peshuar mirë gjërat sipas fuqisë së vet; i vetëdijshëm. Burrë barrash. Grua barrashe.
2. Që merr përsipër një detyrë, një barrë etj. dhe e çon deri në fund, që nuk tërhiqet, që nuk kthehet prapa; këmbëngulës, ngulmues. Njeri barrash.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
DAJÁK mb. 1. Që është i fortë e i qëndron trysnisë; që nuk prishet, që nuk çahet, që nuk thyhet a që nuk këputet lehtë; dajan.
2. fig. Këmbëngulës.
3. fig. I mirë në shpirt; zemërmadh.
✱Sin.: i fortë, i qëndrueshëm, i ashpër, i pathyeshëm, i gurtë, i ngurtë, i stralltë, ngulmues, shpirtmirë, babaxhan, i shtruar, i patëkeq, zemërmadh, zemërgjerë, zemërbardhë, shpirtmadh.
INSISTÚES,~E mb. Këmbëngulës, ngulmues. Po bëhet padrejtësisht gjithnjë e me shumë insistues. Politikan insistues. Sa më zemërgjerë ndaj kërkesave të saj, aq më e egër dhe insistuese bëhet ajo.
INSISTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Këmbëngulës, ngulmues. Insistuesi kryesor ishte Bashkimi Evropian.
KËMBËNGÚLËS,~E mb. 1. Që ngul këmbë me vendosmëri ose ka a tregon vullnet për t’ia arritur qëllimit; që punon a vepron me këmbëngulje; i ngulët, ngulmues. Njeri (studiues) këmbëngulës.
2. mospërf., iron. Kokëfortë e tekanjoz; që shpreh këmbëngulje. Fëmijë këmbëngulës. Punë këmbëngulëse.
✱Sin.: i ngulët, ngulmues, kokëfortë.
NGULMÚES,~E mb. 1. Që nuk i ndahet diçkaje, që vepron me ngulm; që bëhet me ngulm. Ka qenë ngulmues gjithë jetën e tij. Përpjekje ngulmuese. Luftë e gjatë dhe ngulmuese. Duhet të jemi më ngulmues.
2. I përqendruar mirë diku; që nuk shkëputet (për sytë, vështrimin). Vështrim (shikim) ngulmues. Vëmendje ngulmuese. Me sy ngulmues.
✱Sin.: këmbëngulës, i përqendruar, i zellshëm.
NGULMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ngul këmbë për diçka, që kërkon me forcë t’i plotësohet një kërkesë, një dëshirë etj., ngulmues, këmbëngulës. Kontrolli i ngulmueshëm i forcave të rendit. Vrojtim i ngulmueshëm.
NGULMËTÁR,~E mb. Këmbëngulës, ngulmues. Vajzë ngulmëtare.
NGULMËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Këmbëngulës, ngulmues.
NGÚLËT (i, e) mb. 1. Që rri në një vend pa lëvizur; kund. i pangulët. Yll i ngulët. Bosht i ngulët.
2. Që është i përpjetë. Shpat i ngulët. Terren i ngulët.
3. fig. I përqendruar në një pikë a në një vend (për vështrimin). Shikim (vështrim) i ngulët.
4. fig. Që është i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, që nuk ndryshon, i patundur. Besim (mendim) i ngulët. Dije të ngulëta. Rregulla të ngulëta.
5. Që bëhet duke u përqendruar për një kohë të gjatë në diçka; që është këmbëngulës në diçka. Me punë të ngulët. Studiues i ngulët.
✱Sin.: i ngulur, i palëvizshëm, i përqendruar, i qëndrueshëm, i pandryshueshëm, i patundshëm, i ngulshëm, ngulmues, i patundur, i ngulmët, i përhershëm, këmbëngulës, i vullnetshëm, i zellshëm.
ZÉLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka dëshirë, durim e këmbëngulje në punë, që punon me zell, që tregon zell në një punë a diku tjetër. Nxënës (student, lexues) i zellshëm. Përkthyes i zellshëm. Veprimtarë të zellshëm. Mbledhës (hulumtues, studiues) i zellshëm i folklorit. Përpjekje të zellshme. Është shumë e zellshme. U tregua mjaft i zellshëm. Përmes një pune të zellshme e kurajoze.
✱Sin.: zelltar, zellmadh, këmbëngulës, ngulmues, i ngulët, i vullnetshëm, punëtor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë