Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngujohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASKINOHEM

BASKINÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Gozhdohem, mbërthehem. Jam baskinuarpunë.
2. pës. e BASKINÓJ.
Sin.: gozhdohem, mbërthehem, ngujohem, paralizohem.

DRYNOHEM

DRYN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbyllem me dryn, mbyllem përbrenda dhedrynin ose mbyllem fort që të mos hyjë askush; ngujohem. U drynua në dhomë dhe nuk doli gjithë ditën.
2. pës. e DRYNÓJ.

KYÇEM

KÝÇ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbyllem brenda me kyç a me çelës (në një shtëpi, në një dhomë etj.).
2. edhe fig., vetv. Izolohem; veçohem. sëmurët janë kyçur.
3. pës., vet. v. III e KYÇ.
Sin.: mbyllem, ndryhem, kyçosem, ngujohem, izolohem.

MBYLLEM

MBÝLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lëviz vetë dhe afrohet a puthitetvendin e hapur për kalim ose për punëtjera (për një derë, një kanat, një kapak etj.); zihet me diçka që e mbyll; kund. hapet, çelet. U mbyll dera (dritarja). U mbyllën kanatet. U mbyll valixhja. Mbyllet vetë.
2. vetv. Futem a rri diku brenda, nuk dal jashtë, sepse merrem me diçka pa ndërprerje e me këmbëngulje; rri për një kohëgjatë në një mjedismbyllur; ngujohem, ndryhem. U mbyllshtëpi (në zyrë, në laborator, në bibliotekë). Mbylleshinkulla për shkakhakmarrjes. Armiku u mbyllqytet.
3. vetv., vet. v. III Bashkohet, puthitet ose afrohet me një pjesë tjetër a me pjesën kryesore (për diçkaështë e hapur); paloset, mblidhet (për diçkaështë e shtrirë); kund. hapet. Mezi i mbylleshin gishtat. Iu mbyllën sytë (qepallat). Nuk mbyllet çadra.
4. vetv., vet. v. III Zihet vetë me diçka, mbushet (një e çarë, një vrimë, një gropë etj.); mbulohet. U mbyllën vrimat (plasat). U mbyllën gropat. U mbyll plaga zuri dregëz e u përtha, u shërua.
5. vetv., vet. v. III Ndërpret veprimtarinë e vet (një ndërmarrje, një institucion etj.); nuk punon më për një kohë a përgjithnjë; kund. hapet; çelet. Marketet (dyqanet) mbyllen vonëmbrëmje. Shkollat mbyllenfundqershorit dhe çelen me 1 shtator. U mbyll ekspozita. U mbyllën shumë sipërmarrje.
6. vetv., vet. v. III Ndërpritet diçka, merr fund, nuk vijon më tej; mbetet me aq, nuk i shtohet me gjë tjetër. U mbyll mbledhja (konferenca). U mbyllën diskutimet. U mbyll ajo çështje.
7. fig., vetv. Rri i veçuar ngatjerët, nuk shoqërohem a nuk përzihem me ta; nuk u hapemtjerëve; merrem me një punëkufizuar duke iu kushtuar tërësisht asaj, duke lënë punët e tjera e duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër. Është mbyllurvete (në vetvete). U mbyll vetëmpunën e tij.
8. vetv., vet. v. III Mbushet një kohë e caktuar, merr fund, i vjen fundi, mbaron. U mbyll java. Pa u mbyllur mirë viti.
9. vetv., vet. v. III Nxihet, erret; vrenjtet (për motin); ngryset. U mbyll moti. U mbyll fare dielli.
10. pës. e MBYLL.
Sin.: kyçet, bllokohet, ndryhem, ngujohem, mbushem, ndërpritet, ndalet, ndrydhem, mbaron, përfundon, vrenjtem, përthahet.
Iu mbyll *dera (dikujt). T’u mbylltë *dera (t’u mbylltë)! mallk., edhe shak. S’i mbyllet (s’i rri) *goja (dikujt). M’u mbyll *plaga. Më mbyllen *sytë. Iu mbyll *shtëpia (dikujt). Mbyllem në *vetvete.

MSHEL

MSHEL vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbyll; kund. hap, çel. Mshel derën (dritaren). E ka mshelur shtëpinë me dry. I msheli pulatkotec. Ma keni mshelur derën e shtëpisë (edhe fig., nuk më pranoni më në shtëpi). E kam mshelur llogarinë bankare. I msheli sytë (edhe fig., i mbylli sytë, vdiq).

2. Mbyll me kyç a me çelës, kyç. E kam mshelur derën me çelës.

3. Mbuloj (me dhe, me kapak etj.) E mshelën varrin.

4. E fusburg, e mbyllizolim; kund. nxjerr; liroj. U munduan t'i mshilnin në burg.

5. entogr. Mbyllem brenda banesës dhe nuk dal për një kohëcaktuar, ngujohem, ndryhem.

6. I jap fund; nuk e vazhdoj më; e përfundoj, e mbyll; kund. hap, çel. Ti e di çfarë gabimi ke bërë, por unë dua ta mshel. E msheli debatin. E mshelën projektin. E mshelëm edhe këtë vit. Mshele gojën e mos llomotit kot! (fig.) mos vazhdoflasësh, mbylle gojën.

7. fig. Mbyll mendjen a zemrën; kund. hap, çel. E msheli zemrën dhe nuk dashuroi më.

MSHILEM

MSHÍLEM jovep., MSHÉLA (u), MSHÉLUR

1. etnogr., vetv. Ngujohem, ndryhem. U mshel prej hasmërisë.

2. fig., vetv. Mbyllemvetvete. U mshel djali, nuk e dimë çfarë ka.

3. pës., vet. v. III e MSHEL. U mshel dera. U mshel një projekt i madh. U mshelën dyert e bashkëpunimit. Ventilator që mshilet. U mshel firma (kompania).

NDRYHEM

NDRÝ/HEMI jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Mbyllem në një vend; nuk dal fare nga një vend, rri brenda vazhdimisht. U ndryshtëpi (në zyrë).
2. etnogr., vetv. Ngujohem. U ndry (dikush). I riu ishte ndryrëkullë.
3. fig., vetv. Mbyllemvetvete, pres lidhjet e gjalla me njerëzit e tjerë. Ishte ndryrë në atë botën e tij.
4. pës. e NDRÝJ. Kishte ditëishte ndryrë nga i zoti.
Sin.: mbyllem, kyçem, mbyllem.

NGUJIM

NGUJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngujoj dikë a diçka ose kur ngujohem. Ngujimi i derës. Ngujimi i ushtrisë armike. Kulla e ngujimit.
2. Mbyllja brenda për një kohëgjatë për t’u ruajtur nga gjakësi. Ndenji dhjetë vjetngujim. Mbetingujim. Ngujimi i një familjejetërë.
Sin.: mbyllje, ngulje, gozhdim.

RRETHAKOHEM

RRETHAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e RRETHAKÓJ. U rrethakua tufa.
Sin.: rrethohem, rrethatohem, qarkohem, mbyllem, ngujohem, bllokohem.

RRETHATOHEM

RRETHAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Rrethohem. Rrethatohem me familjenshtëpi.
2. pës. e RRETHATÓJ.
Sin.: rrethakohem, qarkohem, mbyllem, ngujohem, bllokohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.