Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MRRÓLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka rrudhur fytyrën (nga pakënaqësia, nga dyshimi etj.), që ka fytyrë të vrenjtur, i zymtë. Ishte kaq i mrrolshëm. Kështu, i mrrolshëm, nuk flet asgjë.
✱Sin.: i vrenjtur, i zymtë, i ngrysur, fytyrëngrysur, vetullngrysur, ballëngrysur, i murrëtyer, i ngrysët, i mugët, ballëvrenjtur, fytyrëvrenjtur, ballënxirë.
NGRYSALÁQ,~E mb. Që është vazhdimisht i zymtë në fytyrë, që nuk i qesh buza ndonjëherë. Njeri ngrysalaq.
✱Sin.: i ngrysur, i ngrysët, ngrysaq, vetullngrysur, i vrenjtur, i zymtë, fytyrëvrenjtur, nursëz, nurzi.
NGRÝSUR (i, e) mb. 1. Që është ngrysur, që e zë nata. I ngrysur në mes të pyllit, ai shpejtoi hapat. Ishte i lodhur, por i ngrysur në shtëpi të tij.
2. Që është i mërzitur dhe i zhytur në mendime; që shpreh një gjendje shpirtërore të rëndë e të trishtuar; i zymtë, i vrenjtur. I ngrysur në fytyrë. Njeri i ngrysur. Me vetulla të ngrysura. Me ballë të ngrysur. Doli i ngrysur nga mbledhja.
3. fig. Që është pa dritë e pa gëzim, i trishtuar, i zymtë, i errët. E kaluara e ngrysur. Mjedis i ngrysur. Atmosferë e ngrysur.
4. I errët, i vrenjtur. Qiell i ngrysur.
✱Sin.: hijerëndë, hijevrenjtur, fytyrëvrenjtur, fytyrëngrysur, fytyrëvrazhdë, fytyrëzymtë, i vruguar, i ngrysët, i ngrysur, vetullan, vetullngrysur, vetullash, vetullrrudhur, vetullvrenjtur, i trishtuar, i zymtë, vramuz, i vrugët, i mugët, i errët, i zymtuar, i vrenjtur, i padritë, i pagëzim, i mërzitur, i turbullt, heshtjerëndë, i veshur, orëprapë, nursëz, nurzi, çehrengrysur, çehrevrenjtur, ngrysalaq, sterrë, natë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë