Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ngrohtore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HALKOMË

HALKÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Enë e rrumbullakët dhe e thellë me fundsheshtë prej bakri, me dorezë si të kovës që përdoret për ngrohur ujë a për të zier gjellë etj., kusi bakri. Ngroh ujinhalkomë. Ziej diçkahalkomë.
2. Pajisje e vogël me kazan avulli, me furra dhe me gypashërben posaçërisht për ngrohje uji etj., kaldajë e vogël bakri; ngrohtore. Halkomë elektrike.
Sin.: kusi, ngrohtore, kaldajë.

KALDAJË

KALDÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. Ngrohtore. Kaldaja e konviktit. Punëtor i kaldajës.

NGROHTORE

NGROHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pajisje e posaçme me kazan avulli, me furrë e me gypa, që shërben për ngrohjebanesës ose në industri; kaldajë. Pallat me ngrohtore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.