Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGRÓHTË,~T (të) as. Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë disi të ngritur, ngrohtësi; mjedis që të mban ngrohtë a që të bën ta ndiesh veten ngrohtë; kund. të ftohtët. Kam të ngrohtë ndiej ngrohtësi. Ndjeu një të ngrohtë në stomak. Të ngrohtët e risolli në jetë. Bimët (agrumet) duan të ngrohtë. E vënë (e mbajnë) të ngrohtë.
✱Sin.: ngrohtësi, ngrohësi, ngrohmë.
NGROHTËSÍ,~A f. 1. Afsh i ngrohtë, që vjen nga një send; gjendja e ngrohtë e një sendi, të qenët i ngrohtë; kund. ftohtësi. Ngrohtësia e diellit (e zjarrit). Ngrohtësia e ujit (e ajrit, e tokës). Ngrohtësia e trupit. Lëshon ngrohtësi. E mban ngrohtësinë. Ngrohtësia e tokës gjatë muajit mars.
2. Ndjenja që kemi kur na ngrohet trupi. Më kalon një ngrohtësi. Rakia të jep një ngrohtësi në stomak.
3. fiz. Nxehtësi. Ngrohtësi specifike. Çliron ngrohtësi një trup.
4. fig. Qëndrim i afërm e i përzemërt, përzemërsi; të qenët i ngrohtë (në sjelljen, në qëndrimin kundrejt dikujt). Ngrohtësia e familjes (e vatrës familjare). Ngrohtësi njerëzore (prindërore). Ngrohtësi shpirtërore. E priti (e përshëndeti) me ngrohtësi. I foli me ngrohtësi. E ndien ngrohtësinë e shokëve.
5. fig. Shfaqja e një ndjenje të butë e të ëmbël, shprehja e një ndjenje të ngrohtë nëpërmjet një vepre artistike, një kënge etj. Këndon (luan) me ngrohtësi. E shkruar me ngrohtësi. Fjalë të thëna me ngrohtësi.
✱Sin.: vakësi, të ngrohtë, ngrohësi, nxehtësi, ngrohmë, vakësirë, vaktësi, afsh, kënaqësi, dashuri, mirëkuptim, përzemërsi, butësi, ëmbëlsi, ith.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë