Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUÇKARÍTJ/E,~A f. 1. Fryrje, shëndoshje. Nuk më duket e mirë buçkaritja e fëmijëve.
2. fig., keq. Mburrje, ngrefosje, krekosje.
✱Sin.: shëndoshje, fryrje, ngrefosje, krekosje, kapardisje.
HAKËRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hakërrim. I foli me hakërrimë. E vështroi me hakërrimë. U tremb nga hakërrima.
2. Kanosje me skërmitje të dhëmbëve që bën një kafshë e egër a një njeri. Hakërrima e qenit.
3. Kapardisje; ngrefosje; krekosje.
✱Sin.: qortim, hakërrim, kërcënim, ngrefosje, krekosje, kapardisje, egërsi.
KACAGJELÍM,~I m., shpërf. 1. Ngrefosje dhe kapardisje si kacagjel. Kacagjelim fëmijësh.
2. Kacarrim.
3. Kacavarje.
✱Sin.: ngrefosje, kacarrim, kacavarje.
KAPARDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Të ndenjurit duke u krekosur (në kolltuk, në divan etj.); të kapardisurit; ngrefosje.
2. Ecje duke u ngrefosur; krekosje.
3. fig. Vetëmburrje; të mbajturit më të madh.
✱Sin.: ngrefosje, krekosje, vetëmburrje, vetëlavdërim.
KAPISTÁLLJ/E,~JA f., bised. 1. Vendosja e kapistallit një kafshe të ngarkesës.
2. Kapardisje; ngrefosje dhe vetëmburrje.
3. Ecje duke u kapardisur.
4. edhe fig. Të treguarit mendjemadh; shprehje e mendjemadhësisë. Janë kapistalljet e tij.
KREKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Drejtimi i trupit dhe i kurrizit; mbajtja drejt e trupit.
2. fig., mospërf. Mburrje e tepruar e vetes; vetëlavdërim, buçkaritje.
✱Sin.: ngrefosje, mburrje, kapardisje, buçkaritje, vetëlavdërim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë