Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGORDHACÁK,~E mb., keq. Që është ngordhalaq.
✱Sin.: ngordhalaq, i dobët, i qullët, i pafuqishëm, ngordhash, ngordhec, ngordhash, i shtënë, i shtirë, ngordhaq, ngordhan, shurrëzënë, gërmadhë, i plogët, i mefshtë, i humbur.
NGORDHALÁQ,~E mb., keq. 1. Që është i dobët e i pafuqi, që mezi qëndron në këmbë. Kalë ngordhalaq. Djalë ngordhalaq.
2. Që i mungon gjallëria e vullneti, që nuk ka shpirt iniciative; i plogët; i mefshtë, i humbur. Njeri (plak) ngordhalaq.
✱Sin.: i dobët, i qullët, i pafuqishëm, ngordhacak, ngordhec, ngordhash, i shtënë, i shtirë, ngordhaq, i ngordhur, i ngordhët, i cofët, ngordhan, shurrëzënë, gërmadhë, herdhalec, i plogët, i mefshtë, i humbur, ngordhësirë, kufomë.
NGORDHÁN,~E mb., keq. Që është ngordhalaq. Ai është ngordhan i vërtetë!
✱Sin.: ngordhalaq, i dobët, i qullët, i pafuqishëm, ngordhacak, ngordhash, ngordhec, i shtënë, i shtirë, ngordhaq, shurrëzënë, gërmadhë, i plogët, i mefshtë, i humbur.
NGORDHÁQ,~E mb., keq. Që është ngordhalaq. Djalë ngordhaq.
✱Sin.: ngordhalaq, i dobët, i qullët, i pafuqishëm, ngordhacak, ngordhash, ngordhec, i shtënë, i shtirë, shurrëzënë, gërmadhë, i plogët, i mefshtë, i humbur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë