Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BULLAFÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Fryhem, bëhem bullafiq. - Ç’qenke bullafiqur në këtë ditë?! - Ka ngjarë nga i ati, pa është bullafiqur kështu.
2. vetv., bised. Ha e pi jashtë mase; ngopem, ënjtem, mbufatem. U bullafiq mëshqerra nga jonxha e njomë.
3. pës. e BULLAFÍQ.
✱Sin.: ënjtem, fryhem, mbufatem, ngjishem, urgusem, barkosem, dendem, shembem, mullosem, shqepem, zhdëpem, rrumbullakosem, rrasem.
►DÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Ngopem mirë e mirë, shembem duke ngrënë, zhdëpem, e bëj barkun spathi. U dend me ëmbëlsira (me fasule, me rrush). Hëngri e piu sa u dend.
2. vetv. Ngopem mirë me gjumë; fle shumë, më ngopet syri me gjumë. U dend me gjumë.
3. vetv. Fryhem nga të qarët, lahem me lot. Qau sa u dend.
4. vetv. Futem duke u ngjeshur bashkë me të tjerë në një vend të mbyllur a të rrethuar, rrasem. U dendën në autobus. U dendën dhentë në vathë.
5. vetv., vet. v. III Dendësohet. U dend mjegulla.
6. pës., vet. v. III e DEND5.
✱Sin.: rraset, thuket, citet, ngopem, zhdëpem, fryhem, ngjishem, ënjtem, shembem, shqepem, rrasem, rrafshohem, zhulatem, citem, ngopem, dendësohet, rrihem.
ERDHÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngopem, fahem.
►FRÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. Ënjtem (nga një sëmundje, nga një goditje etj.). Është fryrë i tëri. Iu fry barku.
2. bised. Ngopem me të ngrënë, më mbushet barku. Hëngri sa u fry.
3. v. III Shtohet sasia e ujit (të përrenjve, të lumenjve etj.); ngrihet niveli i ujit. U frynë lumenjtë (përrenjtë) nga shirat.
4. v. III Bymehet; mbufatet nga uji a nga një lëng tjetër. Qenkan fryrë dritaret e nuk u mbyllkan.
5. bised. Shëndoshem shumë; ngjallem; majmem. Është fryrë shumë.
6. fig. Mbahem me të madh, krekosem e shes mend përpara të tjerëve. Fryhet si gjeli majë plehut.
7. Më hipën inati; zemërohem. Ishte fryrë sa s'flitej me të.
8. pës. e FRYJ.
✱Sin.: ënjtem, ngopem, mbushem, mbufatem, urgusem, shëndoshem, ngjallem, majmem, dendem, mbathem, ngjishem, shembem, mullosem, rrushkullohem, rrumbullakosem, rrasem, krekosem, zemërohem.
♦ M’u fry *koka. Iu frynë *tëmthat (dikujt). M’u fry (m’u ënjt) *zemra. U fry si qumësht u zemërua shumë, u inatos keq.
►FURNIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Marr mallra të ndryshme e sendet e nevojshme për punë ose për tregtim; blej sende ushqimore për shtëpinë; ha e pi sa ngopem; mbush serbatorin e makinës me karburant. Furnizohen çdo javë. U furnizova mirë me ushqime para se të udhëtoja. Ishin furnizuar për festa. U furnizova me naftë.
2. pës. e FURNIZÓJ.
FURNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap dikujt mallra të ndryshme e sendet e nevojshme për punë ose për tregtim; blej sende ushqimore për shtëpinë; ha e pi sa ngopem; mbush serbatorin e makinës me karburant. Furnizoj restorantin. E furnizojnë rregullisht (pa ndërprerje). Furnizoj shtëpinë. E furnizoi barkun plot. E paska furnizuar makinën.
►KËRDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Lodhem a mundohem shumë, duke bërë një punë të rëndë; sfilitem. U kërdisa në punë.
2. vetv. Iki, shpërndahem bashkë me të tjerë në mënyrë të çrregullt; largohem nga sytë këmbët; mërgoj; çakërdisem. U kërdisëm larg.
3. fig., vetv. Ngopem jashtë mase me diçka; shqepem së ngrëni. Jam kërdisur së ngrëni (së piri).
4. fig., vetv. Kaloj masën e duhur. U kërdisem së qeshuri.
5. pës. e KËRDÍS.
✱Sin.: sfilitem, çakërdisem, shqepem.
►LLÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË bised. 1. vetv. Ngihem; mbushem gjer në grykë (me të ngrëna); ngopem mirë. Toka ishte llarë me gjithë atë shi që ra.
2. vetv. Thuhet për lopën e bagëtitë e tjera, kur rrinë shumë orë pa u mjelë, ose pa ua pirë qumështin të vegjlit e tyre. Lopën kur llahet duhet ta mjelësh se sëmuret.
3. pës. e LLAJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë